Forumi Horizont Gjithsej 395 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 395 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Momente Reflektuese - "FRYMEZIME" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12204)


Postuar nga ~Enigme~ datë 18 Tetor 2006 - 05:47:

Me kap veshi shpesh thenien "dua te ndryshoj" por mendoj qe nuk arijne te kuptojne se ndryshimi dhe transformimi jane dy gjera te ndryshme. Jeta perbehet nga ndryshime. Por ama qe te sjellesh transformim te vetes nuk besoj se duke u ankuar ke aritur plotesisht qellimin.

Celsi i transformimit te vertete eshte kur perberesat e vjeter s'jane thjesht rikombinuar por dicka e re shfaqet per here te pare. Ja psh. mendo 2 elementet sic jane oksigjeni dhe hidrogjeni. Jane te lehta, gazore, te padukshme dhe te thata ama kur keto bashkohen krijojne ujin nje mundesi qe del ne drite....nje trasnformim....Ose mendo shtatzanine. Cdo grua qe vendos te jete shtatzane mer nje vendim personal dhe parashtrohet ne nje force shume te madhe te natyres. Pra te krijosh nje femije eshte dicka qe ben por ne te njejten kohe eshte dicka qe ndodh tek ty.

Cfare dua te them me pak fjale se po zgjatem shume me mendimet time eshte se nuk mund te kthesh plumbin ne ar duke e goditur, rahur apo duke e bashkuar me ndonje substance tjeter. Ne te njejten menyre s'mund te transferosh veten tende te "vjeter" dhe ta godasesh me kritikim.


  Gjithsej 395 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 395 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.