Forumi Horizont Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti vdiq (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12440)


Postuar nga daedal datë 31 Mars 2008 - 23:52:

Re: hi

Citim:
Po citoj ato që tha dhoma666


Une nuk kisha per qellim qe te postoja mendimin tim qe dikush te "gricet" me te. edhe ai shkrim ishte mendimi im , ne demokraci i njejte me ate te juajin dhe ne baze te parimit tuaj nuk meriton te kete nje hatermbetje sepse shkrimi im eshte me te njejtat dispozita si te tuat(sipas logjikes demokratike).
Por shkrimi im ka nje ndryshim nga ai i juaji sepse ka ne thelb te verteta dhe  fakte te opinionizuara dhe  ato qe behen me siper ne lidhje me filozofine dhe trajtimet nga ana e saj te problemeve te ndryshme nuk dua qe te them qe perjashtohen interpretimet subjektive por nuk duhet te abuzojme me te atributet qe na jep demokracia ne lidhje me mendimet. Sepse ne kete menyre edhe vete Niche do te kishte zili se si ka evoluar mendimi i tij "nen petkun e demokracise se mendimit".



Une ne disa drejtime kam qene dakord me ty me siper por vetem nese do ta shihnim ne sensin se si duhet te zhvillohet nje debat.
po te ndiqnim logjiken niceane do te na duhej ta hiqnim vare nga perdorimi termin si dhe nocionin e demokracise te cilen ai e cilesoi si te rezikshme, ne te njeten kohe qe kundershtonte idene e bashkimit europian dhe cilesonte socializmin si antibiologjik.
Sipas mendimit tim gjithsecili mund te lexoje shume rreth dhe per nicen por eshte teper e veshtire te reflektosh thelbin e filozofise se tij.

Nicen e kane studiuar shume. kane bere shume biografi dhe monografi si dhe sinteza te dmth se filozofise se tij. ka shume kontradikta ne shume syresh.
Per te percaktuar nje "cmendi" ose jo te nices nuk mundemi kurrsesi ti referohemi gjesteve bizare qe ai beri nga fundi i jetes. Eshte shume e sigurte qe nice vuante nga nje forme e rende e sifilisit dhe ne ato vite ne mungese antibiotikesh kjo semundje ishte fatale. simtomat e para nice i pati ne gjestete psikotike qe manifestoi. Ka shume faktore qe ndikuan ne ate qe ne fakt duket me teper dhe qe eshte "cmendia" e tij. Nga fundi ai ishte gati i verber (plus nje koleksion semundjesh te tjera -lexo lufta me demonin nga S.Zvajg) Nicja filloi te kishte elemente paranoide dhe te delirit te madheshtise. megjithse vepra e tije Ecce Homo ka patjeter vlera te paperseritshme shum kush e interpretoi si nje himn qe nice i thurte vetes.
Nice ben pjese ne filozofet e periudhes bashkohore qe ne fakt mendohet se filloi me te dhe u quajt "reformimi i te menduarit' dhe me pas linden rryma te tjera si pragmatizmi, marksizmi. filozofia analitike dhe ekzistencializmi.

Nese do te tentonim rrufeshem te analizonim permbajtjen e disa shkrimeve ne forum nisur nga vleresimi qe kishte nice per moralin dhe vlerat atehere do te qe nje tmerr i vertete.

Shume njerez tentojne te rrisin vlerat e veta duke u identifikuar, kritikuar dhe share (me baza e pa baza) me te suksesshmit. Psh jo pak hajvane jane bere te suksesshem duke share dite nate fig politike. populli i gjore mendon se kushedi kush jane...pasi ti nderton neje pallat...keta tipa fillojne the japin opinionet qe ne fakt nga pikpamja filozofike eshte niveli me i ulet i arsyetimit logjik.

Per ta mbyllur dua te aludoj me kundershtine e nices per demokracine qe ne rastin konkret i jep te drejten e te zhgarraviturit te mendimeve ne forum e gjetke te gjtha katekorive njerezore qe ne fakt mund te jene eksperte karpentiere muratore inxjhinjere e kuzhinjere, madje mund te kene lexuar me zor nicen qe te nesermeve te thone: hej, une kam lexuar shume per te...une jam si ai.
keto ne fakt jane gjepurat e tipit "keshtu eshte se e ka thene shoku enver per nicen". kjo eshte demkra(lesh)cia.

Nice mbetet nje nga gjenite e paket e brezit te tij por edhe tonit.
ne fund do shtoja nje fraze nga nje studiues i nices Will Durant: "Ralle here nje krijese njerezore e ka paguar kaq shtrenjte gjenialitetin"

Best dhoma666


  Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.