| Forumi Horizont | Gjithsej 91 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit » Trego 91 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Shqiperi,martesat e vajzave nen moshen 18 vjece. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16624)
Mos u merzit ari.Gojet e liga une dhe ti nuk i mbyllim dot.Ky ves ju eshte bere si refleks i kushtezuar disa shqiptarve.Ky lloj vesi eshte rritur e forcuar qe nga koha e Haxhi Qomilit gjer ne ditet tona.Ne cdo kohe po te kuvendoje ne kete menyre me vlonjatet merrje nje grusht turinjve dhe harroje me te silleshe keshtu.Po prape ne nuk duhet te merzitemi,sepse edhe injorante te till qe i trajtojne grate apo femren ne kete menyre ka gjithandej ne mbare hapsirat shqiptare.Patjeter edhe ne qytetin tone te dashur Vlore. Sigurisht kjo nuk duhet pergjithesuar.Vlonjatet nuk jane si ai skafisti injorant qe permend Fajtori.Une e kam konstatuar vet ne ato 5-6 here qe kam shkuar per pushime.Situata eshte krejt ndryshe.Njerzit duken me te civilizuar dhe menyra e jeteses ka ndryshuar rrenjesisht.Ketu ne Londer une kam takuar nje burre Tirone afersisht sa mosha e Fajtorit tone,nje tip i cili nuk ishte i zoti t'i dal varis as gruas e as shtepise se tij.Me nje fjale nje tip barboni.(Eshte tirons den baba den jo i ardhur.Po te doje Fajtori ja them edhe me emer se ai dhe ndonje tjeter mund ta njohe ,sepse ka punuar shofer me autobuset urban ne Tirone).Une nuk mund te them qe tironsit jane te gjithe barbon,sepse do te gaboja.Ne i kemi respektuar femrat ne perputhje me zhvillimin ose stadin aktual te shoqerise shqiptare.Sot femra ne Vlore eshte me lire ne te gjitha aspektet e jetes shoqerore,por edhe pak rregull e kerkese llogarie duhet per adoleshentet.Droga e prostitucioni jane te palejueshme per temparamentin tone,semundje qe po lulezojne ne shoqerine se sotme .Ndoshta Tirona eshte me tolerante ne kete drejtim,prandaj edhe pjesa dermuese me HIV AIDS jane ne Tirane.Fajtori ka nje kendveshtrim tjeter per keto probleme.Ai eshte per nje liri te pakufizuar te gruas,nenes,motres vajzes etj. Ne kuadrin e lirise se individit,simbas tij ato nuk duhet te kene ''kapister''.Kemi debatuar ne nje teme te kaluar per keto probleme me te.Por ne kemi nje thenie:''Gjella me kripe ,por kripa me karar''.
| Gjithsej 91 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit » Trego 91 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.