Forumi Horizont | Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17275)
(f.225-226) Nga bashkimi i Tokës me Qiellin (Gea-s me Uran-in) lindën Titanët, të cilët bënin rrëmujë në tokë. Cilido lexues e kupton që bëhet fjalë për ata veriorë që kishin zgjedhur zonat e ftohta, të cilët me kalimin e kohës u zgjatën nga kushtet, -ata jetonin më të lirë, nuk kishin shumë trysni tek njëri-tjetri, jeta seksuale ishte më e lirë, edhe ushqim kishin boll nga kafshët e shumta që vrisnin, apo bagëtia bylmetore. Duke qenë më të lirë, ata edhe arritën të kishin mundësinë të zbulonin shumë mjete. Duke qenë më të gjatë, ata jo vetëm arrisnin ti mundnin “shkurtabiqët” e jugut që u afroheshin, por edhe merrnin guximin tu vidhnin atyre mjetet e jetesës. Kjo gjë i bëri këta jugorë të “porsaardhur” apo të përzier me ‘ta, tu kundërviheshin. Konflikti nuk filloi, ai vazhdoi në forma, atapa e mjete të tjera; gjithashtu në subjekte të “reja”. Kjo gjë kuptohet që u pasqyrua më pas në mitet e njeriut, sepse i përkiste të kaluarës.
Për të treguar se këta titanë ishin ata europianë të sotëm që janë përhapur nëpër Europë, kemi më të riun e tyre që rrëzoi nga froni të atin me ndihmën e t’ ëmës, meqë ai popmpues i pashtershëm nuk dinte gjë tjetër veçse ta linte të shoqen (Gean) me barrë. Ky quhej Kronos dhe u martua me të motrën, Rea-n (Rhea), një perëndi kjo me funksion jo shumë saktë të përcaktuar, diçka midis erës, qiellit, reve. Forma e rrëzimit të atit, është ajo e prerjes së koqeve me një kosë (drapër), duke ia hedhur ato në det…
Analizat mbi këtë emër (Kron-os) janë aq të shumta, sa po ti përmëndim të gjitha, (ato që kemi lexuar të paktën), do të duhen nja 50-100 faqe, çfarë do të ishte e tepërt. Për ta kuptuar diçka më mirë si emrin e këtij ashtu dhe historinë vazhdojmë edhe pak. Ky Kronos mori vesh se edhe ai do të rrëzohej nga një bir i tij. E shoqja i lindi këtij Hestia-n (Vestia, -lat.), Demetra-n, Hera-n, Hades-in (Pluton-in), Poisedon-in (Neptun-in, -lat.), dhe Zeusi-n (Jupiteri-n, -lat.). Kronosi i hëngri të gjithë fëmijët e tij, nga frika e rrëzimit. Mirpo Rea ia fsheu të fundmin, Zeusin, duke i dhënë në vend të tij një gur të mbështjellë. Ky e hëngri gurin, derisa një ditë e rrëzoi nga froni i biri, Zeusi, i cili gjatë gjithë kohës kish qenë i fshehur prej të ëmës në ishullin Ida (Kreta) dhe ishte ushqyer me qumështin e dhisë Amalthia.
Rrëzimi i të atit nuk ishte aq i thjeshtë, për këtë ai luftoi me titanët, i ndihmuar nga çikllopët. Së fundi e rrëzoi dhe e bëri ti nxirrte nga barku (nëpërmjet gojës) vëllezërit dhe motrat e tij që i kish ngrënë. Pastaj ndau mbretërinë me Hadesin (Plutonin) dhe Poisedonin (Saturni, -lat.), duke mbajtur për vete Qiellin (pozicionin më të lartë kështu), i pari mori nëntokën dhe i dyti mori detet dhe Oqeanet.
Theatri Zeusian është edhe më i gjërë, por neve na mjafton kaq të kuptojmë historinë e njeriut dhe Europianit të mëvonshëm. Panvarësisht se ka autorë që e lidhin figurën Jupiter-Zeus me Molokun babilonas, ne do të thonim që ngjarjet me Zeusin e tregojnë qartë historinë e mijvjeçarit të dytë p.e.s., kur këto ngjarje po zhvilloheshin (apo sapo ishin zhvilluar), dhe fiset e njerëzve të gjatë po mundeshin nga fiset më të organitzuara jug-lindore, -njerëz me shtat pak më të shkurtër këta. Këtë luftë, ne nuk duhet ta kuptojmë si përleshje të pareshtura me armë, (këto përleshje edhe kanë ndodhur), por duhet ta kuptojmë edhe si hyrje të ngadaltë të fiseve dhe grupeve të reja, me fe dhe kulturë më tjetër. “Njerëzit e Kronit” i gjejmë nga Greqia e sotme e deri në Suedi, “njerëzit e Zeusit” i gjejmë po ashtu nga Greqia e sotme e deri në Suedi. Kjo d.t.th. që mbetje të “fiseve të Kronit” i kemi sot më pak në jug dhe më shumë në veri, dhe mbetje të “njerëzve të Zeusit” i kemi më shumë në jug dhe më pak në veri; por në një përzierje të tillë, ku sot nuk mund të dallosh më qartë dhe në shumicë ata të parët dhe ata të dytët.
Kështu neve na duken krejt pa kuptim nës emri Kronos rrjedh nga shqipja, greqishtja, indishtja apo tjetër gjuhë. Si fillim ka qenë këre (kre) që ka treguar fillimin, kre-un (kokë-n), burimin (krua), të parin. Pa rreshtur kjo fjalë “kaloi” në gjuhët e tjera, çfarë d.t.th., ndihmoi në formimin e gjuhëve të tjera, së bashku me shumë fjalë të tjera. Kështu gjindet jo në dhjetra por në qindra fjalë europiane. E kemi në shqip: krijoj, ital. creare, e kemi shq. krater, ital: cratere, ital. cranio (kafkë, kokë –fig.), ital.: crescere, crescita (rrit, shtoj, rritje), gjerm. kraft (forcë) –kre vë të-, Kran (vinç, -nuk e dimë si ka ngelur kjo fjalë në gjermanishte për këtë objekt të lartë), Krone (kurorë), etj.
Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.