Forumi Horizont Gjithsej 84 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 84 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Ah, kjo gazetaria shqiptare!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18478)


Postuar nga robert datë 04 Qershor 2013 - 16:39:

Francezi Marcel Griaule i ka pyetur këta banorë qysh herën e parë, po ashtu edhe herën e dytë me shoqëruesene tij, dhe paska marrë nga ‘ta disa të dhëna që ishin të habitshme, të dhëna këto që ata të dy i botuan më 1951 në librin „Një sistem Sirius sudanez“, të dhëna këto që pak tërhoqën vëmëndjen asaj kohe ndër studjuesit e tjerë, të dhëna këto tek të cilat është bazuar në vitet ’70 studjuesi amerikan i gjuhëve, Robert Temple, i cili tërhoqi vëmëndjen e gjithë botës me librin e tij mbi fisin Dogon dhe dijet e tyre.
Ky fis na festoka çdo 50 vjet një festë me maska të çuditshme dhe sipas tregimeve të njëri pas tjetrit, (nga fshatari dogon tek francezi Marcel dhe nga ky tek studjuesi amerikan Robert), na del se ky fis e ditka që ekzistoka një yll me emrin po tolo që d.t.th. ylli i siguit, ku sigui është identik me yllin real sirius; dhe po tregon tek fisi i dogonëve kokrrën më të vogël të drithrave të tyre, emri i kësaj të fundit në latinisht është digitaria exilis, nga ky emër i njohur -sipas këtyre studjuesve- u përhap dija e tyre për rrotullimin e yllit të vogël digitaria rreth yllit të madh të siguit, që është Siriusi i njohur qysh nga antikiteti.
Këtu problemi është, (na tregon fantazia masoniste), se shkencëtarët zbuluan vetëm në shek. e XIX, që rreth yllit të njohur Sirius vërtitet një yll tjetër më i vogël e më i rëndë, i cili u quajt Sirius B. Pra, dogonët kishin të dhëna për këtë yll përpara se ky të zbulohej, thotë Robert Temple, duke e zgjeruar edhe më tej mitin e dogonëve afrikanë, nga sa kish dashur apo aluduar Marcel Griaule.
Duke ndjekur në internet materiale të shumtë mbi këto të dhëna të shpalosura nga dy studjuesit francezë dhe ai amerikan, shikon se edhe artikujt që e hedhin poshtë këtë të ashtuquajtur dije dogone, nuk janë të pakët. Kemi p.sh. dy autorë, belgun etnolog që ka jetuar tek fisi dogon shumë vjet, Valter van Beek, kemi një artikull nga Dr. Klaus Richter, e plot komentues të tjerë. Nga këta kundërshtarë jepet e dhëna se, pyetjet e francezit Griuale kanë qenë sugjestive dhe si të një hetuesi që pret vetëm një rezultat. Kjo ka bërë që treguesit dogonas të japin mite të impovrizuara për hir të mikut të tyre. Ata kanë folur thjesht për një mit krijimi të botës, siç kanë të gjithë popujt, por nuk kanë bërë fjalë për yllin Sirius dhe bashkshoqëruesin e tij.
Pastaj, të dhënat se në këto yje paska planetë dhe qënie inteligjente, siç na e zgjeron më tej „mitin“ dogon amerikani Temple, duken tepër entuziazte, pasi në jetën e tyre të shkurtër të këtyre yjeve Sirius, nuk ka si të zhvillohet jeta atje aq shpejt. Përveç kësaj, rrotullimi dhe tërheqja e dy Siriusve, A dhe B, është aq e madhe sa nuk mund të lejojë formimin apo ekzistencën e planetëve në sistemin e tyre të ngjitur.
Të gjitha këto kundërti të tezës entuziaste të amerikanit Temple, gjinden po ashtu në artikuj të ndryshëm në internet. Mjafton të klikosh „fisi dogon“ (gjerm.: Stamm Dogon) në Gogle, dhe të dalin të gjitha të dhënat mbi realitetin dhe trillimin. Në përgjithësi këta fantazistë u përngjajnë fetarve, ndoshta edhe vijnë nga familje fetare, siç duket nga mbiemri i amerikanit, Temple; si të tillë këta kanë vështirësi të hyjnë në debate të hapura, sepse e shohin menjëherë zvoglimin e tyre.
Autori ynë Alfred ka rënë duket në kontakt me lloj-lloj shkrimesh interneti, ndonëse këto teorira fantastike sot lulëzojnë gjithashtu në libra të ndryshëm, dhe ai ka dhënë variantin më të shkurtuar të tyre, ndaj dhe vetëm sa e përmend këtu fisin Dogon. Kjo është tipike e këtyre fantazistëve, pasi këta e shohin se një mit i ri fantazist nuk ka bazë për tu provuar dhe dallohet që është një trillim fëminor, këta vetëm sa e përmendin këtë mit shkurtimisht, duke pretenduar se të dhëna të tjera më të rëndësishme janë në plan të parë. Dhe ja shikoni si vazhdon autori ynë me të dhëna të mëtejshme, pas zbritjes së të bardhve tek fisi i të zinjve në Afrikë, ai Dogon.
" Në shkëmbim të një teknollogjie më të lartë ndaj të zinjve që kishin ardhur 1 milion vjet para në Afrikë, andromedianëve apo pellazgjianëve ju lejua pjesa veriore e planetit, i cili nuk ka pasur këtë lloj sipërfaqe. Pellazgjianët, ku natyrisht bëjnë pjesë edhe ilirët (vetë fjala yllir ka lidhje me ardhjen nga yjet të kësaj race) e lashtë dhe pasardhësit e tyre, shqiptarët, shtriheshin nga Esperia (Amerika e sotme), Atlantida, Europa dhe deri në ishullin e Aenus (Japonia e sotme e cila edhe sot, në veri, e ruan gjurmën pellazgjiane të saj."
Duke parë zhvillimin teknollogjik të dy mijë vjetëve të fundit, apo qoftë edhe të dyqind vjetëve të fundit, ne mund të nxjerrim një ide mbi teknollogjinë e lartë të asaj kohe para 3.5 milion vjetëve. Ka mundësi që ky majmun i bardhë, me të dalë nga anija kozmike, pra nga disa guva kodra aty përreth, i ka treguar atij majmunit të zi se si mund të kërcente e të kapte kokrrën e mollës në degët e holla të pemës. Kjo duhet të ketë qenë teknollogjia e përparuar! Dhe ky majmun i zi është çjerrë duke e detyruar këtë shkencar të bardh të shkonte drejt veriut. Nuk e di nëse ndokush do kishte mendim tjetër.
Përveç kësaj shohim se fiset ilire (yllire) u quankan kështu nga shkaku se kanë ardhur nga këto yje andromedianë (miliona vjet larg tokës tonë). Mirpo këtu na del një problem. Kjo fjalë, yll, ka ardhur nga gjuha e këtyre andromedianëve (pellazgjianëve), apo është gjuha e këtyre afrikanëve dogonas? Duke parë se afrikanët kanë gjuhë tjetër nga e jona, i bie që kjo fjalë ka ardhur me këta pellazgjianë nga yllësia e Andromedës. Çudia është, pse nuk u quajtën të gjithë këta yllirë apo yllas, por u quajt vetëm një pjesë e tyre? Çudi si nuk përmenden ilirët (apo yllirët) në librin më të vjetër, Iliadën e Homerit? Apo kemi prej 3.5 milionësh lozha masonike që i mbajnë disa gjëra të fshehta? Vazhdojmë.
"Para vitit 9,600 pr.Kr., në vend të Detit Mesdhe ka ekzistuar lugina Aegis, e cila u fundos kur lëvizën pllakat litosferike të planetit nga goditja e Atlantidës prej forcave andromedane të Zeuesit. Në qiell kishte ndodhur lufta e tretë qiellore, luftëra që kishin zgjatur 1.5 milion vjet nga rebelimi i reptilianëve të yllësisë së Drakos-Alpha Draconis dhe Epsilon Bootus & Opheos (yllësia e gjarpërit) ndaj andromedianëve superiorë të galaktikës."
Shihet nga vetë përdorimi i shkronjave „ph“ kopimi i shkrimeve anglo-gjermane dhe termave të filmave hollivudia-në nga njerëz të ndryshëm, midis të cilëve edhe autori ynë Alfred Cako. Zakonisht, në shqip dhe shumë gjuhë të tjera kjo është shkronja „f“, pasi dhe tonizimi i „ph“ është në anglishte dhe gjermanishte „f“, por ata e shkruajnë me ph.
Çfarë na habit në fjalinë e mësipërme është numri i vitit, 9600 para Krishtit, i cili korrespondoka me zbritjen në tokë të racës së verdhë, në Atlantidë. Duke patur parasysh se Dragoi është pjesë e miteve kineze dhe aziatike, i bie se këta reptilët qenkan raca e verdhë e zbritur në tokë, ose të paktën vëllezër të tyre. Çudi, sepse aziatikët ngjajnë më shumë me ne njerëzit e bardhë dhe të zinj, se sa me reptilët (e filmave hollivudianë)!
Dhe tjetra gjë që na bie në sy është se Zeusi paska luftuar me këtë racë reptilësh gati 1.5 milion vjetë. Pra, luftrat e racës së bardhë andromediane me racën e verdhë, apo miqtë e tyre reptilianë, qenkan zhvilluar njëherë në yllëjsi të tjera larg, për gati 1.5 milion vjetësh. D.m.th. vëllezërit tanë andromedianë (pellazgjianë) prej të cilëve u shkëputëm ne yllirët, (raca e bardhë), 3.5 milion vjet më parë, paskan filluar luftën nën udhëheqjen e Zeusit, 2 milion vjet më vonë me këta reptilët; shkaku ka qenë se parakaluesit tanë të yllëjsisë së Andromedës nuk e paskan duruar që reptilët të fitonin panvarsinë ndaj sundimit të tyre. Dhe si vajti më tej kjo luftë, le ta ndjekim autorin tonë.


  Gjithsej 84 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 84 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.