Forumi Horizont | Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit » Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)
Per ndonje qe rastesisht hedh veshtrimin ketu, ja dhe nje shkrim i shkurter ne lidhje me shkencen ne Shq. dhe mosinteresimin e mediave per debate shkencore.
Kush kuptoi gjë ?
Një intervistë e një studjuese shqiptaro-amerikane e lëmit të fizikës teorike, përfshi atë klasike dhe mekanikën kuantike, Laura Mersini.Houghton, u përcoll nga shumë gazeta dhe faqe interneti. Dhe ndërkohë që theksi medial dhe çdo komentues gazetash u përqëndrua tek mundësia e marrjes së çmimit Nobel për fizikë, (çfarë do i vlente këto vite errësirës zhurmëzuese shqiptare për pak dukje në tribunën shoujane europiane), mbi vetë temën e studimit të zonjës në fjalë nuk u tha gjë dhe nuk u komentua fare!
Përse nuk ka një diskutim të hapur shkencor në Shqipëri, ja të paktën mbi këto që shqiptaro-amerikania shtroi në intervistë shkurt?!! Ç’të re kemi nga shkencëtarja në fjalë? A ka ndonjë njeri të na sqarojë? Apo rëndësi ka vetëm fakti i kandidaturës për çmimin Nobel, fakt i cili vetëm sa përkedhel komplekset e inferioritetit të këtij populli të rënë në batakun e një përgjumje vulë-humburish!?
Shkencëtarja jonë shqiptaro-amerikane përmendi fizikën klasike, mekanikën kuantike, teorinë e strinxheve (tenduesve), Big-Bang-un, etj., në të cilat është bazuar teoria e re e saj, jo e qartë për mua si lexues apasionant pas shkencave të natyrës, patjetër jo e qartë edhe për të gjithë gazetarët shqiptarë dhe ata që e kanë lexuar intervistën, përndryshe do të kishim tani diskutime të ethshme, si në çdo shtyp dhe media të botës.
Çdo kush e di se sa kundërti kanë shumë prej këtyre drejtimeve shkencore, ku është bazuar teoria e re e shkencëtares në fjalë. Ajo bazohet tek teoria e njohur e multiversit dhe na flet për një landskap kuantik dhe energjitik para Big-Bang-ut, dhe biles thekson për llogari të bëra nga ekipi i saj mbi kohën para Bigut lemertian, që d.t.th. se Hapsira ka ekzistuar më përpara krijimit të Universit, (kjo mund të kuptohet se biri lind përpara nënës!), çfarë d.t.th. ta nxjerrësh pozicion jashtë loje Bangun e Madh, (por njëkohësisht ajo e fut në lojë!), çfarë d.t.th. se këto multiverse duhet të kenë bashkpunuar në vetvete, -çfarë e pohon edhe vetë autorja e intervistuar-, gjë që na jep një raport të caktuar shkëmbimi energjie dhe, kështu, një Univers para Universit aktual, çfarë në fund të fundit kthehemi tek idetë e dikurshme të ekzistencës së një Hapsire me energji, e cila është shndërruar në materie. Apo e kam kuptuar unë gabim!? Njerëz jemi dhe ndaj duhet të sqarojmë njëri-tjetrin, përndryshe i bie që gjithsejcili flet me veten e tij, pa u interesuar të komunikojë me të tjerët dhe të sqarojë ato që ai pretendon mbi funksionin e Natyrës.
Diçka interesante në intervistën e shkencëtares tonë shqiptaro-amerikane është rasti ku ajo flet se si grupi i saj i shkencëtarve arriti nëpërmjet mekanikës kuantike tek ideja e një zone bosh, pa galaktika, në hemisferën jugore të Universit dhe një asimetrie në pjesën veriore të tij, (-si gjithnjë nga këndvështrimi i ynë i sotëm tokësor, çfarë shkencarja në fjalë nuk e thekson, siç dhe thuajse të gjithë shkencëtarët metafizicienë). Mirpo këto dy idè në lidhje me dy anët e Universit, (si gjithnjë, nga këndvështri ynë i sotëm tokësor, sepse polet janë përherë në lëvizje), lihen të thata dhe pa shpjegime, si dhe përse duhet të ekzistojë kjo asimetri në anën veriore të Universit dhe ai boshllëk në anën jugore të tij? Përse studimet e mëparme në mekanikën kuantike i çuan këta shkencarë në këto dy anë të Universit? A ka shpjegime mbi këtë problem?
Shkencëtarja jonë na flet se këto idè u shtruan qysh më 2006-ën, dhe në qershor të 2015-ës u provuan nga pamjet e teleskopit. Pas 7 vjetësh na thotë shkencarja jonë, ndonëse i bie pas 9 vjetësh! Dhe 10° të hapsirës së Universit ajo na i barazon me 1/6 e këtij Universi, ndërkohë që 10 gradë është 1/16 e Universit. Mirë këto shifra se mund të jenë lapsuse të vogla, ku nuk ia vlen të zgjatesh, por ajo kryesorja është ku janë publikuar këto kërkime dhe hipoteza mbi Universin, pasi unë mund të provoj se të tjerë kanë folur mbi këtë lloj asimetrie të Universit, duke e shpjeguar edhe si, qysh dhe pse!?
Mbi të gjitha, a do të lejohet shkenca të jetë pjesë e çdokujt njeriu? A do ti japi media shqiptare të njëjtën hapsirë cilitdo njeri në temat shkencore? Apo për ata të nënës do të jepet kjo mundësi, ndërsa për ata të njerkës ngelen blloqet e inernetit?
Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit » Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.