Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datë 21 Prill 2005 - 22:00:

ATP

Cod. A21042005

Fillimisht te themi qe ATP(adenozin trefosfat) formohet nga nje baze piramidine(nje unaze) e lidhur me 3 grupe fosfat. Ne trupin e njeriut ekzistojne dhe forma te tjera si GTP,CTP,TTP,UTP qe nevojiten ne formimin e ADN megjithse GTP perdoret edhe per energji ne disa raste ose trasformohet ne ATP.ATP eshte ajo qe mund ta quanjme me plot gojen "euro e trupit". Vetem se kjo nuk zvleresohet. Reaksionet ne trup kerkojne energji.kalimet e ioneve nepermjet membranes me ane te pompave kerkojne energji. Mungesa e saj do te conte ne disekuiliber dhe kjo do te thonte cenim i jetes. Levizjet e muskujve behet e mundur me ane te ATP dhe po ta shohim pas vdekjes njeriu ngrin per faktin se nuk ka me zevendesim te ATP dhe ADP ne fijet me te vogla te muskulit. Nese llogaritim qe impulset nervoze levizin me ane te ndryshimeve te perqendrimeve te ioneve Na+ dhe K+ dhe keto duhet te sillen ne vend nga pompa do te kuptonim sa vend te rendesishem ze ATP. Prodhimi i proteinave dhe ADN kerkon energji po ashtu. Zemra funsionon fale energjise qe i jepet pompave te ioneve. Rruazat e gjakur qe nuk kane me berthame rrojne me energjine qe prodhojne mitokondrite dhe ne baze te kesaj energjie varet dhe kohezgjatja ne qarkullim e rruazave te gjakut.
jo vetem kaq. Hormonet kur veprojne te qelizat lidhen ne membranen e jashtme dhe sinjali i tyre percohet brenda ne nje forme zinxhiri. Aktivizimi i enzimave te ndryshme con ne trasformimin e ATP ne cAMP(adenozin monofosfat ciklik) qe nevojitet per te cuar mesazhin deri ne berthame(keto jane ata qe quhen percuesit e dyte ose lajmetaret e dyte. Per informacione pak me te zgjeruara shih temen e kancereve).
Ne pergjithsi energjia perftohet nga perdorimi i sheqernave qe jane ushqimet qe mund te perdoren menjehere. Pas ketyre vijne yndyrnat dhe kur kemi nje agjerim te gjate fillojne te shkaterrohen edhe proteinat e ndryshme dhe keto faza cenojne jeten e nje personi dhe te gjitha keto per te formuar energjine pa te cilen trupi eshte i teri i mbaruar.
Pak a shume keto jane funksionet e ATP megjithse ajo ka edhe shume funksione te tjera si ne mekanizmat e mpiksjes se gjakut,ne mekanizmat molekular te formimit te memories se gjate dhe te shkurter etj. Pak a shume keto jane...
Nese kete shkrim do ta kisha shkruajtur para janarit te ketij viti do te thoja qe ATP eshte burimi i vetem i grupeve fosfat ne trup(nuk po flas per disa lloj molekulash qe magazinojne grupet fosfat sic jane kreatina )...por...ne fillim te janarit u zbulua nje burim i dyte i grupeve fosfat....


  Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.