Forumi Horizont | Gjithsej 35 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Kushtomeni nje minut!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7567)
Shpresoj te gjej pavaresine te shpreh mendimin tim mbi kete teme pa friken e nje publiku perpara.
Se pari faleminderit i_lire per vleresimin. Ne te vertete FH nuk eshte krijuar thjesht nga une. Ka qene dhe Ami, Eniss apo Pjerini i vogel ne fillimet e tij. Une thjesht jam marre me ate qe dija me mire, anen teknike. Mrekullia e nje forumi nuk eshte tek teknika apo designi por tek ambjenti qe krijojme te gjithe, dhe kete padyshim e kemi krijuar te gjithe pak nga pak, dhe ndoshta ndonjehere kemi krijuar me shume besim tek pseudonime te caktuar ketu sesa tek "shoket" tane reale.
Se dyti me behet qejfi qe ke qene i patrishtuar keto kohe se ste kam pare te shkruash shume Urime per temen.
Tani po vij tek tema. Ndoshta une i shoh gjerat me gjakftohtesi sepse nuk e lexoj shpesh kete nenforum. Pershtypja ime eshte qe shqiptaret jane pergjithesisht te pafe, dhe kujtohen se duhet ti perkasin nje grupi apo klani kur lexojne ndonje mesazh tek besimet fetare. Por problemi tamam mesa kuptoj nuk qendron tek mbrojtja e nje feje sa tek konsiderimi i feve si ndermarrje konkurrente qe marrin nje fete te klienteles. Dmth nuk ka spjegim tjeter ofendimet e fese kundershtare vecse kesaj. Ka disa tema qe une i vleresoj thjesht si fakte (psh ato qe ka shkruar Erzeni) por kur ato shkruhen si fakte ndoshta nuk lexohen si te tilla por si sulm qe kerkojne nje kundersulm ne vend qe te kerkojne mbrojtje. Pra nuk gjej nje diskutim me fakte qe flasin mbi nje argument por sikur duhet te hidhet balte mbi kundershtarin, kur ne fakt asnje fe nuk thote se ka kundershtare fene tjeter. Ketu nuk po bejme kush e ka me te madh(e) fene, por tek tuk mendohet keshtu dhe kjo nuk eshte aspak sjellje e hijshme fetare.
Sidoqofte mendimi im ishte per mosfshirjen e temave te caktuara sepse kush i lexon duhet te mesohet ti lexoje me gjakftohtesi... ose nese jane bere gabime duhen patur parasysh gjithmone qe te mos perseriten. Ndonjehere temat me duken si faqet e historise se kombit shqiptar qe ndokush nuk i pelqen dhe i fusin nje te fshire per te zbuluar vite me vone se kemi bere te njejtin gabim qe beme dikur.
Megjithate une nuk e ndjej veten ne brendesi te probleme fetare. Te pakten ne kete teme shikoj nje fryme bashkimi e shoqerimi, keshtu qe besoj ne zgjidhjen qe do i jepni ketu dhe respektoj cdo vendim. Personalisht mendoj se fshirja e temave keshtu nuk tregon tolerance te mirefillte. Ajo qe do ishte vertet bukur eshte sikur nje nga nje kush i ka shkruar ato mesazhe te thone "Mea Culpa, fshijini mesazhet e mia se e kam ekzagjeruar"... Por ne fund te fundit kjo nk do te ndodhe sepse jemi mesuar te gjejme faje, por jo fajtore.
Pershendetje pa pike trishtimi Me pelqen kjo teme se te pakten e prek problemin dhe dikutohet bashkarisht
Gjithsej 35 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.