Forumi Horizont | Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] Trego 329 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Cila fe eshte ajo qe e con njeriun drejt se vertetes? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15760)
Citim:
Po citoj ato që tha robert
Persa i perket pyetjeve te tua i Ri, njeriu eshte produkt i evolucionit te pafundem. Pa ndikimin e ndersjellte ne materie, pa ligjin e trete te Njutonit (cdo goditje ka nje kundergoditje), nuk ka vlere as ai predikimi fetar per permisimin e njeriut. nese ia veshim edhe veprat e keqia Zotit, sic ben Bibla e vjeter (Tevrati) dhe Kurani, atehere une nuk e kuptoj perse duhet gjithe ky predikim fetar!? Persa i perket pyetjes: ne cfare besojne ateistet, e para mua nuk me intereson cfare beson njeri dhe tjetri, por me intereson cfare eshte e provueshme dhe cfare jo. E dyta (ndonse une nuk e kategorizoj veten tek kjo kategori metafizike: ateistet), mund te them se ateistet nuk besojne ne kurrgje, ata jane pikerisht kundra cdo besimi, i cili vihet si premise e provimit te dickaje, ne kete rast demiurgut te jetes dhe materies. Persa i perket pyetjes mbi Big-bengun, kjo eshte nje hipoteze, e cila nuk diskuton rolin e Krijuesit apo Rastesine, e cila po vete eshte nje kategori filozofike qe nuk ka kuptim pa te kunderten e saj: domosdoshmerine. Persa i perket pyetjes mbi vrasjen, ketu ti kalon ne nje teme juridike me te cilen do zgjateshim shume, pasi per disa vrasja eshte e diskutueshme e per disa jo. Persa i perket familjes dhe homoseksualizmit, me gjithe keto tema ti hap diskutime shoqerore, mbi te cilat ne te dy mund te kemi te njejtin mendim, por ti sepse ti ka thene Allahu, une sepse pervoja e detyron njeriun te diskutoje per 'to. je i mirpritur ne cdo diskutim te metejshem, ndonse disa gjera p.sh. mbi evolucionin, i ka sqaruar bukur ketu dhe ky Raidi. E shoh i Ri, qe paske lexuar shume pak ne jete. Uroj te lexosh sa me shume.
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
![]()
Citim:
Po citoj ato që tha F_xhunior
Mendove se do te te me mposhte ai? Une kam ALlahun per deshmitar! Ke e ka robert, ke e ke ti e ke e kane gjithe ateistet?
E keqja e (disa) besimtareve eshte se nuk pranojne se njeriu eshte injorant. Nuk mund te dije te gjitha, prandaj dhe nuk mund ti japi pergjigje te menjehershme pytjeve madhore. Eshte tentative e kote qe nje njeri, kushdo qofte ai, te pretendoje se i di te gjitha meqe feja ka nje pergjigje per cdo gje. Historia ka treguar qe fete gabojne. Madje qe te evitojne gabimet flasin me fjale abstrakte dhe koncepte qe domethene gjithcka dhe asgje. Vete Zoti apo Allahu jane koncepte qe nuk perkufizohen ne asnje lloj menyre, as si individ, as si ajer, as si toke, as mish, as peshk, por te gjitha keto bashke. Nisur nga keto koncepte dihet qe cdo gjeje mund ti therritet "ja Zoti". Por ajo qe (disa) besimtare nuk bejne eshte te kerkojne aresyet kur ndodhin gjera qe nuk ka Zot ne bote ti pranoje. Gjithmone do thone kshu e tha Zoti dhe mbyllet muhabeti.
Atehere, nese njerezit nuk arrijne te kuptojne llogjiken e Zotit, si ka mundesi qe pretendojne se ai ekziston?
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Njerezimin!
UDHËZIME TË SHENJTA
Zoti me dashurinë e Tij të madhe dhe mëshirën për njerëzimin nuk na ka lënë ne në errësirë, për të zbuluar rrugën e drejtë nga gjykimet dhe gabimet.
Dyfishuar me kapacitetin intelektual të arsyes, Zoti dërgoi ndër ne udhëzues të shenjtë që nënvizojnë kriterin për vërtetësi, dije dhe të ekzistencës sonë në këtë botë, dhe në të ardhmen.
REVELACIONI
Qysh nga fillimi i njerëzimit Zoti dërgoi Profetët për të shprehur mesazhin e Tij dhe për të fituar në rrugën e paqës së vërtetë dhe të BINDJES në një Zot të vetëm të vërtetë. Ky është Islami.
Ky mesazh u shpreh me rradhë nëpër brezat njerëzor nëpërmjet profetëve të ndryshëm, të gjithë e ftojnë njerëzimin në të njejtën rrugë.
Me gjithë këtë të gjitha mesazhet e para të Zotit u shtrembëruan nga njerëzit e gjeneratave të mëvonshme. Si rezultat revelimi i pastër nga Zoti u përdhos me mite e bestytni, respekte ndaj idhujve, e ideologji filozofike e irrituese.
Besimi në Zotin u tret në religjionet e shumta. Historia njerëzore është kronikë e lëvizjes së njeriut ndërmjet dritës dhe errësirës, por Zoti nga dashuria e madhe e Tij për njerëzimin, nuk na braktisi.
MESAZHI I FUNDIT
Kur njerëzimi ishte në thellësi të periudhës së errët, ALlahu i dërgoi lajmëtarin e tij të fundit profetin Muhammedin sal-lallahu alejhi ve selem (paqja qoftë mbi të), për të pasur kujdes njerëzimin.
Revelacioni i Muhammedit u paraqet burimin e fundit dhe të përhershëm të udhëheqjes së njerëzimit.
KRITERI PËR TË VËRTETËN
Si e dimë se një mesazh si Kur’ani është fjalë e Zotit? Kriteri për të vërtetën mund të kuptohet lehtë nga të gjithë.
1. MËSIMET E ARSYESHME:
Që kur Zoti e dërgoi arsyen dhe intelektin tek njeriu, është detyra jonë ta përdorim atë për ta dalluar të vërtetën nga e pavërteta ose mashtrimi. Zbulimi i vërtet jo i shtrembëruar, nga Zoti duhet të jetë racional dhe mund të arsyetohet nga të gjitha mendjet pa paragjykim.
2. PËRSOSMËRIA:
Meqë Zoti është i përkryer edhe mesazhi i tij duhet të jetë i përkryer dhe i përpiktë dhe i çliruar nga çdo gabim, ngatërresë dhe versione të shumta. Duhet të jetë i çliruar nga kontraditat, në rrëfim.
3. PA MITE DHE BESTYTNI:
Zbulimi i vërtet është i çliruar nga mitet e bestytnitë të cilat të çojnë në degradimin e dinjitetit të Zotit (All-llahut I), dhe vet njeriut.
4. SHKENCORJA:
Meqë Zoti është Krijues i të gjitha dijenive, mesazhi i vërtetë është shkencor dhe mund t’i bëjë ballë sfidës së shkencës në të gjitha kohët.
5. PROFECIA:
Zoti është njohës i së kaluarës, së sotmës e së ardhmes. Kështu fjala e tij profecive në mesazhin e tij do të plotësohet si një fjalë e një profeti.
6. I PAIMITUESHËM NGA NJERIU:
Mesazhi i vërtetë nga Zoti është i pagabueshëm dhe s’mund të imitohet nga njeriu. Revelata e Tij është një mrekulli jetësore. Ai është një libër që sfidon njerëzimin për të parë e provuar veten e tyre.
I Ri, te falenderoj per sqarimet, me sakte per tentativen e sqarimit, sepse ne fund te fundit vetem ke sjelle disa pyetje dhe disa pjese nga Kurani. Deri me tani asnje argument. Persa i perket pyetjes tende me te rendesishme: kush qendron pas evolucionit, pra kush eshte demiurgu i jetes/materies, une mund ta pranoj se nje Fuqi e mbinatyrshme mund tw qendroje pas saj, per me teper se ne akoma nuk e pranojme me ligjet e fizikes, mekanikes, natyres, nje "perpentum mobile" (levizje te perjetshme), ndaj jemi te detyruar ne pranimin (me e pakta dyshimin) e nje Fuqie mbi kwto ligje tw natyrws, ndryshe jeta dhe levizja do kishin marre fund, cfare filozofikisht pranon edhe te kunderten: nuk do te kish filluar jeta fare. Pervec kesaj ka dhe shenja te tjera qe na cojne mw pertej ketyre ligjeve mekanike, fizike, natyrore, por nuk po zgjatemi ne 'to. Pra, edhe duke e pranuar nje Fuqi mbinatyrore, (apo ta quajme Zot, Perendi, Allah, etj.), prapse prape kjo nuk do te thote te marrim symbyllurazi fjalen e dikujt si fjale te kesaj Fuqie (Zoti, etj.), keshtu nuk mund ta pranojmw symbyllurazi fjalen e Muhametit si fjale te kesaj Fuqie me emrin Allah. E kuptove tani sa akoma larg je nga nje njeri qe kerkon te veshtroje, mesoje, provoje dicka, para se ta deklaroje si te qene. M.gj.th. te uroj qe te vazhdosh me tej diskutimin, duke uruar nderkohe te lexosh edhe ca me tej nga Kurani, sepse te pakten kjo nuk eshte as e ndaluar per fat ne fjalen e Muhametit tend.
Me lart sapo po lexoja thenje magjike endra me blete e me lule te bukura,imazhe te cilat i gjejme kudo ne male,fusha e cdo skaj te planetit tone TOKA.E asnjera fe si ajo ISLAME,kristiane apo budiste....NUK I PERKASIN REALES TE CILEN VETEM ZOTI E KA KRIJUAR GJITHESINE E JO FEJA .Feja e con njeriun drejt konflikteve te armatosura e te pergjakshme,ku qe nga krijimi i feve ne historin boterore fetare nuk po arrijm te gjejme paqen e vertete nga trazirat e interesat fetare.Palestina vendi shekullor ku ne te filluan e linden fete sot ajo perballet para KRISTIANVE,ISLAMIT,e tjer...Duke kerkuar paqen te cilen e ka aq shume te nevojshme sic e kane vende islamike si ARABIA SAUDITE,VATIKANI ,apo JERUSALEMI.Dhe asnjera nga keto fe nuk po marrin mundimin ta dergojne kete vend drejt se vertetes e cila po i mundon kaq gjate.......Feja ka arritur duke konsideru vende te shenjeta jo ne arabi,vatikan e jerusalim por realisht asnjera nga keto nuk jane te verteta sepse ZOTI E KA SHENJTERU planetin tone TOKA ,duke e leju te jetohet te lindet e te vdesim e do ishte e mira qe paniku qe perhap feja, duke na treguar menyrat e fundit te botes jo neser e jo pasneser,sikur kane arritur kulmin e teprise se cmendurise,sepse sot njerezimi po perqafon shkencen e cila eshte ajo qe sot (everteta)njeriu po mbijeton aq shume deri ne 100vjec jete e dje nuk jetoje deri 40vjec nga semundjet e nga mungesa e kushteve per jetese.Feja gjithmone ka hedhur pluhur te zi ne te verteten tone ajo exsistence njerezore.cdo vit perkujtojme po te njejtat data qe kan fillesen 2000 vjet e ju duket se me fene jemi real e jetojme te sotmen???
Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] Trego 329 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.