Forumi Horizont Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 20 Nëntor 2008 - 17:56:

Mua po me ben terapi gruaja me filma te Jude Law. Mbrem pash The Holiday. Me Jude Law, Cameron Diaz, Jack Black, Kate Winslet dhe diku shkarazi per disa fragmente dhe Dustin Hoffman.

Shume limonade por i bukur, kemi ndonjehere nevoje dhe per filma te tille per te na qetesuar nga stresi i perditshem. Sapo kam ardh dhe nga Londra dhe me rikujtoi atmosferen atje


Postuar nga Iyua datë 21 Nëntor 2008 - 02:16:

Lulekuqet mbi mure



Ku e lame a ku na mbeti
Vaj vatane e mjere mileti..


Ky filem me ka lene pershtypje dhe me nxori mallin e femijerise. Kryeveper.
Flm qe me kujton/mban te ruaj akoma zakonet shqiptare


Postuar nga Lady_Of_The_Lord datë 21 Nëntor 2008 - 13:39:

Ndersa per mua, film qe tregon per zakonet shqiptare ( jane shume) por me pelqen "Nje perralle nga e kaluara" e Anagnostrit. Dh.Anagnosti eshte i madh per mendimin tim. Nuk ka bere nje film qe mos te mbahet mend.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 21 Nëntor 2008 - 13:54:

Well done. Por mos harro dhe Gjoleken, te birin e Abazit.


Postuar nga Lady_Of_The_Lord datë 21 Nëntor 2008 - 14:36:

E drejte, "Gjoleka i biri i Abazit" film madheshtor,

.....mendova se te theren.....
haahaha sa me pelqen kjo shprehja ne film


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 21 Nëntor 2008 - 15:07:

Hahahha, ca ti besh, dliresia e pafajshmerise se shpirtit femijenor...


Postuar nga Tulipani datë 25 Nëntor 2008 - 21:39:

Lust, Caution

Shangai e viteve 30 e pushtuar nga Japonia. Nje grup studentesh duan te organizojne vrasjen e nje drejtuesi te larte tradhetar e per ta bere kete mendojne se ta besh per vete me ane te nje gruaje (protagonistja e filmit) eshte rruga me e lehte. Ne fakt gjerat s'jane kaq te thjeshta sepse sic ndodh perhere me zemren, ajo qe te duket doreze ne fillim mund te te kthehet ne prese pastaj.
Kujt i pelqen Ang Lee e kupton qe ska 2 filma njelloj dhe ky eshte ne ate rrjedhe dhe pse s'eshte me i miri i tij. Te mban kurioz, fotografi e kostume perfekte qe deshmojne Kinen e asaj kohe. Po lexoja qe filmin e paskan censuruar ne shume vende per skenat e seksit. Ne fakt se kam marre vesh kete gje, o ta ndalojne per nje moshe te caktuar qe mos e bejne nje film copa copa ose mos ta japin fare


Postuar nga GENTI_the_KING datë 03 Dhjetor 2008 - 23:51:

"ZGJUAR"

Nje triller shum interesant me jessica alba dhe nje aktori qe nuk me kujtohet emri .


Postuar nga Balerina datë 30 Dhjetor 2008 - 21:05:

The Kite Runner

Nuk ma merrte mendja qe do qaja aq shume per nje film(tamam 'weeping').
C'eshte e verteta, s'mbaj mend te kem qare ndonjehere per ndonje film; dhe kur shihja me njerez ato filmat per histori dashurish (cliche mendoja) me pyesnin nese kisha ndjenja.
Te mendosh qe keto fatkeqesi i ndodhin femijeve te pambrojtur cdo dite.... Eshte nje film shume i prekshem.
"There is a way to be good again." Kush nuk e ka pare jua sugjeroj shuume qe ta shikoni.



Postuar nga cupka datë 31 Dhjetor 2008 - 01:42:

Re: The Kite Runner

Citim:
Po citoj ato që tha Balerina
Nuk ma merrte mendja qe do qaja aq shume per nje film(tamam 'weeping').


kujen fare thuaj, se dhe une kujen vura ama jo me filmin por me librin.
Filmin se kam pare dhe zakonisht perpiqem te mos shikoj versionin e filmit te nje libri qe mua mund te me kete pelqyer sepse filmat kane tendence te mos u qendrojne besnike librave e si rrezultat une ngelem me shije te hidhur.
Ti thua ta k'qyrim filmin?


  Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.