Forumi Horizont | Gjithsej 669 faqe: « E parë ... « 329 330 331 332 333 334 335 336 337 [338] 339 340 341 342 343 344 345 346 347 » ... E fundit » Trego 669 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Me mire nje femer te huaj se nje shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5952)
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Po lexoj nje liber keto kohe "The blank slate" qe kundershton pikerisht kete teze.
Teza (blank slate) thote qe mendja e femijes eshte nje leter e bardhe ku shoqeria shkruan cfare te doje, rrjedhimisht nje familje e rregullt nxjerr femije te rregullt, dhe anasjelltas.
Sipas autorit Steven Pinker (i konsideruar si nje nga 100 intelektualet me me influence ne shekullin XX) kjo teze eshte e pavertete. Ai tregon me fakte qe 50% e sjelljes se nje femije eshte e percaktuar nga gjenet e trasheguar nga prinderit.
Pjesa e mbetur eshte nje kombinim i
- rastesish (rastesite e zhvillimit te trurit te femijes qe ne embrion, rastesi qe njeriu ndesh gjate jetes etj),
- subkultures e bashkemoshatareve
- edukimi i prinderve dhe shkolles.
Fakti pra, qe nje femije i rregullt del nga nje familje e rregullt, duhet t'i atribohet me shume qe ai femije trashegon gjenet e dy njerezve te rregullt, sesa edukimi prej tyre. Po ashtu kur nje femije muzikant qe del nga prinder muzikante etj.
Gjithsej 669 faqe: « E parë ... « 329 330 331 332 333 334 335 336 337 [338] 339 340 341 342 343 344 345 346 347 » ... E fundit » Trego 669 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.