Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 330 331 332 333 334 335 336 337 338 [339] 340 341 342 343 344 345 346 347 348 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Klodel datë 04 Nëntor 2007 - 21:17:

Devolliu po ku je o tu mbyllte e mendjes ce na thave syckat na thave

--------------
Kam qene vrull mendimesh. Shpirti gurgullonte dhe ende gurgullon sepse nuk arrin t'ia transmetoje trurit te gjitha sinjalet. M'u kujtua nje shprehje e Mr. DXP nese nuk gabohem, kur shpirti rrebelohet dicka ka qe nuk shkon.

Nje lemsh m'u mblodh ne fyt, mjaftuan disa fjale, shume pak fjale, shume pak detaje te vogla, prezantimi qe m'u be dhe kuptova shume gjera. E u bene disa dite qe po perpiqem t'i nxjerr nga sistemi ne forme mendimesh. Ende nuk kam perfunduar.

M'u kujtua teksa bisedoja me nje shokun tim dhe rastesisht i tregova per dicka qe dija dhe qe ai nuk e dinte qe e dija. Pergjigja e tij ishte qe "me duket sikur me vidhet dicka e imja, dicka nga intimiteti im". Kuptova, por vetem sot, teksa po pyesja per dicka nje shoqen time ne mengjes, qe kur eshte dashuri e vertete, kur e shijon personin tjeter me te vertete, nuk e ndien te nevojshme te diskutosh marredhenien me nje perfaqesues te seksit tjeter. Ne momentin qe lidhja fillon e diskutohet me koleget femra apo me koleget meshkuj, eshte shenje qe ndjenjat per personin qe diskuton jane te cekta, dhe lidhja teper siperfaqesore.

Kur do vertet nuk debaton lidhjen, vetem shpreh gezimin, sepse i humb magjine.

Nje film qe pashe dje thoshte: paralelizem me bursen: Kur sheh qe nuk ka me cfare te shpetohet, i shet aksionet duke pranuar humbjen.


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 330 331 332 333 334 335 336 337 338 [339] 340 341 342 343 344 345 346 347 348 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.