Forumi Horizont Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Cili vend/qytet ju ka bere me shume pershtypje dhe pse ?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14710)


Postuar nga Balerina datë 26 Nëntor 2008 - 01:03:

Williamsburg, Virginia, qyteti-muze, ku njerezit jetojne si ne shek. e XVIII. Atje ku kam mesuar se si te kercej minuet nen tingujt e violines dhe driten e qirinjve. Qyteti eshte i mbushur me aktore qe flasin sikur te jetonin ne ato kohe, dhe ndersa njeriu han ne tavernat kur dikur hanin Washington e Jefferson, vijne aktore qe dine shume rreth historise se qytetit (normalisht) dhe flasin sikur te jete ai shekull...thenie me e lezetshme ka qene "burra, ruani femrat se kam pare francezet rrotull! mbajini larg gjuheve te tyre!" Eshte shume bukur, mund te shohesh burgjet e atehershme, gjykatat, ndertesat, vendet ku jetonin sklleverit e ku jetonin skllavopronaret, dhe si visheshin ata atehere... por gjeja me e bukur ka qene kur naten ne disa vende te aktoret tregonin legjendat e frikshme te qytetit, ne erresire ndersa era fryn jashte dhe ata mbajne nje qiri ne dore qe dridh driten. Dhe ne cdo vend qe shkon aktoret nuk flasin me gjuhen sensitive te shekullit te XXI...nje torture e quajne torture dhe nje djegie ne surrat e quajne ndeshkim per vjedhje, lol.Objekti me i lluksoz ishte shtepia e guvernatorit Anglez (eh Europianet e kan mendjen vetem tek lluksi) po une kisha shum qejf te rrija tek vendi ku mbaheshin pushket e qytetit (fatkeqesisht ne fotografi jane armet e guvernatorit dhe jo te qytetit).


  Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.