Forumi Horizont | Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit » Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)
(vazhdim) Deri këtu unë nuk shoh ndonjë të keqe të madhe, përkundrazi kjo „frikë“ tregon se shqiptarët janë më europianë se fqinjët e tyre, të paktën në aparencë kjo, pasi në këtë apati idesh kombëtare kanë luajtur një rol edhe faktorë me subjektet e tyre, si nostalgjia për „kohën e qetësisë“ së otomanit, që i kish larguar një pjesë të popullsisë nga idetë nacionale, si përkushtimi ndaj fesë i shumë të tjerëve, ku Zoti (apo Allahu) ishte aspirata kryesore dhe jo kombi, si përçmimi për komunitetin fetar të tjetrit, (pse, me atë kaur do jetoj në një shtet unë, apo: pse me atë derr turku do e bëj shtetin shqiptar unë), -të gjithë këta faktorë përmbanin gjithashtu një pjesë të popullsisë shqip-folëse dhe asaj të përzier në pasivitet ndaj ideve kombëtare. Duke futur këtu edhe analfabetizmin, rendin bujkrobtor në disa pjesë të Arbërisë, bajraqet në disa zona të tjera, mungesën e infrastrukturës në shumë zona të Arbërisë, lidhjen me tokën që kishte pjesa më e madhe e banorve, -të gjitha këto ishin një pengesë për idetë kombëtare. Kështu shqiptari trashëgoi në shtetin e tij të sapo formuar këtë territor që ka dhe sot. Me fjalë të tjera i dhanë kaq dhe nuk pati atë lëvizje mbarë-kombëtare për t‘iu kundërvënë padrejtësisë, siç treguan fqinjët e tij serbë, grekë, bullgarë, etj.. Ishte në fakt vonë për këtë, sepse fqinjët i kishin përvetsuar me kohë disa zona, dhe kjo Shqipëri e sapo-formuar as e kishte fuqinë ushtarake për një lëvizje të tillë. E ngrejti zërin, por këto ishin zëra të veçantë të disa intelektualve rilindas, një pjesë e tyre të shikuar me dyshim nga Europa, për arsye të bashkpunimit të dikurshëm në administratat osmane. Kështu ngeli në shtetet fqinje një pjesë e shqipfolësve. Nostalgjia për një shtet më të madh ku të përfshiheshin edhe zonat e tjera me shqiptarë, nuk u zhduk, biles ndonjeherë kjo nostalgji u bë realitet për një kohë të shkurtër gjatë luftës së dytë botërore, ku në shtetin shqiptar bënin pjesë zona nga Kosova e nga Maqedonia. Por kaq, vetëm kaq, biles ky qe një shembull gjithashtu i keq për shqiptarët, që kishin marrë një „dhuratë“ nga humbësit e luftës. Pra „dhurata“ qe e përkohshme.
Nga të gjitha sa thamë e që nuk ka njeri mos ti dijë në Shqipëri, (dyshoj për këtë vetëm për kohën e sotme ku arsimimi ka rënë në nivelin e analfabetizmit), kuptohet përse ky term në vetvete (Shqipëri e Madhe) përbën një antisatisfaksion për shqiptarët, të paktën për ata të Shqipërisë. Aq më tepër edhe që në emisionin e Blendi Fevziut u sqarua shumë mirë nga të gjithë të pranishmit se si kish lindur ky term, kush e përdorte dhe për ç’qëllime, ç’ndryshim kish nga termi Shqipëria etnike, u fol në emision gjatë e gjërë mbi dëshirat dhe mundësitë e shqiptarëve, mund të ketë ngelur diçka pa thënë por disa gjëra u përsëritën disa herë, u qesh dhe u fol serioz, Albin Kurti mbajti edhe shënime për artikujt e tij të ardhëm, Paskal Milo përsëriti disa herë se si ministër i jashtëm kish bërë këtë e atë, mirpo për çudi, rezultati i pyetjes ishte i kundërt me atë ç’ka pritej, ishte i kundërt me atë çfarë u sqarua edhe nga të pranishmit në studio, ishte i kundërt me llogjikën e deritanishme të shqiptarve (të paktën këtyre të Shqipërisë). Si ka mundësi, pyeta unë në fund kur u shpall rezultati, pasi e pashë këtë emision në internet, sot më 1.12.2011-i. Çfarë ka ndodhur me llogjikën e kombit tim? Ç’është ky tjetërsim i shqiptarve? Përse shqiptari ia fut vetvetes?
Mund të dyshosh në fillim, se këta SMS-dërgues kanë ngatërruar termin Shqipëri e Madhe me termin Shqipëri etnike. Mirpo kjo u sqarua qysh në fillim të emisionit. Mund të plotësosh, se një shtrim më i saktë i pyetjes nga pregatitësit e emisionit mund të ndryshonte diçka në rezultatin vetvrasës. Ndoshta, kjo mund ta ndryshonte diçka rezultatin. P.sh. pyetja të ndahej në tre pyetje, ku të përmendej Shqipëria e Madhe, Shqipëria etnike, dhe një Shqipëri më e madhe se e sotmja por më e vogël se ajo e Madhe apo etnike. Në këtë rast rezultati i përgjigjes do të ishte më i saktë ndaj asaj çfarë mendojnë shqiptarët, në këtë rast teleshikuesit shqiptarë që kanë ndjekur emisionin. Por panvarsisht nga kjo përzgjedhje jo aq e saktë e pyetjes, rezultati i përgjigjeve ishte aq negativ, sa përsëri habija jonë qëndron. Përse shqiptarët dallohen për harakiri?
Në fakt, pas atyre që po shohim nga larg se ç’po ndodh në Shqipëri dhe Ballkan, nuk habitemi dhe aq. Por rezultati është kaq disporpocional sa kjo habi kërkon një shpjegim, të paktën një përgjigje. Dhe kjo përgjigje nuk u gjet. Jo, ajo ka vite që është formuar dhe priste vetëm kohën të dilte nga neurozat e trurit. Shqipëria është tjetërsuar demogratifisht. (vazhdim)
Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit » Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.