Forumi Horizont | Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)
Xhai-Zëre, mungesat e Teutës ndaj Flamurtarit
Teuta nuk do t'i ketë të gatshëm dy futbollistët kryesorë të mbrojtjes së saj, Xhain dhe Zëren, për ndeshjen me Flamurtarin. Sipas burimeve nga stafi mjekësor i ekipit durrsak, bëhet e ditur se mbrojtësi Xhai do të mungojë në ndeshjen e radhës për shkak të kartonëve të verdhë që ka marrë, ndërsa Zëre vazhdon të ketë probleme shëndetësore, që pas dëmtimit të pësuar disa javë më parë. Ndërkohë, kontigjenti tjetër i futbollistëve të Teutës është plotësisht i gatshëm për trajnerin Lika, përfshi këtu edhe dy mesfushorët Babamusta e Toshkollari. Gjithashtu, atmosfera në kampin durrsak, në prag të ndeshjes me Flamurtarin, është tepër optimiste.
Dje, ka dalë për herë të parë në stërvitje me Teutën edhe blerja më e re e durrsakëve, Daniel Xhafa. Sulmuesi vlonjat pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Lika në ndeshjen e së shtunës, pikërisht ndaj Flamurtarit në "Niko Dovana".
Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.