Forumi Horizont Gjithsej 153 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga NS-6 datë 26 Tetor 2005 - 01:44:

terapia e osteoporozes

Cod. A25102005

Une po te jap ketu nje shkrim qe kam hasur ne nje liber endokronologjie (Manuali i Endokrinologjise dhe i Metabolizmit me autor Andreolin) i cili si terapi ne rastet e osteoporozes jep keto alternativa:
Per te rregulluar mungesen e kalciumit dhe te vitamines D qe mund te vijne nga nje mungese ne diete e ketyre dyve behet nje dhenie e ktyre ne menyre endovenoze.

Ilacet perdoren atehere kur jane marre masat e pergjithshme dhe kerkohet nje shtim i mases se kockes dhe rezistences se saj.
-Perdoren stimulues te formimit te kockes qe jane paratormoni dhe kriperat e fluorit.
-Bllokues te thithjes (riassorbimento)te kockes qe jane kalcitonina,kalciumi,estrogjenet dhe bisfosfonatet.kalcitonina(qe ne fakt eshte edhe nje hormon i prodhuar nga qelizat C te tiroides) psh ka aftesi te veproje direkt mbi ato qeliza qe quhen osteoklaste qe kane aftesi te gerryejne kocken ne procesin qe con ne riperteritjen e kockes.

Per sa i perket terapise me estrogjene,me kalcitonine dhe me alendronat(keto jane ilace te aprovuara nga Food and Drug Administration ne Amerike) keto varen edhe nga vlera qe ka dhene densitometria dhe mund te jene qe kombinohen njeri me tjetrin per te dhene nje rezultat sa me te mire...

Keto jane kryesoret qe jane permendur ne kete liber.Sidoqofte mund te kete edhe te tjere qe mund te japin nje efekt dhe keto varen nga analizat qe kane bere andej.

Kush ka per te shtuar gje ta beje...per momentin keto kam si informacione!


  Gjithsej 153 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.