Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga ksenia datë 29 Dhjetor 2004 - 22:14:

Cdo gje ndodhi pak dite me pare. Nje ide e cmendur na erdhi ne koke mua dhe shoqes sime. Ishte mesnate. Ikim?-ajo me pyeti. Me rrembim filluan te fluturonin rrobat sa andej ketej neper dhome. Nxito!- i thashe.
Dolem. Sikur te na shtynte dicka nga brenda ne rendnim neper rruget e erreta te qytetit te madh. Sa e bukur duketj cdo gje perreth. Per nje cast u mallengjeva kur mendova se ishte dimri i fundit ne kete qytet. Sa vite me ka dhuruar ky vend!
Hyme brenda. Atmosfera fantastike. Kishte kohe qe sgjendesha ne nje atmosfere te tille. Canim turmen dhe kerkonim nje vend per tu mbeshtetur. Sy qe na ndiqnin. U rehatuam diku prane pistes. Papritur ndjej nje dore qe me mbyll syte. Kush je?-i fola. Heshtje dhe pas pak nje puthje e lehte ne faqe. U ktheva me rrembim. -Sa kohe kam pa te pare! Si je? Si shkon me shkollen? Filluam te bisedonim per jeten tone studentore, per pushimet e kaluara? Per shoqen time te ngushte e cila dikur kishte qene e dashura e tij. Per planet e te ardhmes.
Se shpejti iki me thote por do te doja te te tregoja nje histori timen e cila ka te beje me ty. Me mua?- i them. Jam shume kurioze ta di, tregome!
Uli syte poshte dhe nisi te tregonte. Zeri i dridhej dhe syte here i fiksonte mbi mua, here mbi goten gjysem te mbushur te birres.
Dola prej asaj atmosfere paksa e tronditur. Me shtrengoi doren dhe me puthi lehte. -Cudi qe nuk do te kem mundesi te te shoh me!-me thote.-Une e dua Shqiperine dhe cdo gje qe ka lidhjeme te. (Te cuditshem keto fjale te dalin nga gja e nje te huaji)
-Cudi qe une gjendem ketu!-i them, megjithate te uroj gjithe te mirat

Syte i hodha ne drejtimin tjeter dhe shkova. Ishte ora 5 e mengjesit. Ecja rrugeve te zbrazura dhe risillja ne mendje skenen dhe historine e rrefimit te tij.


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.