Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datë 27 Prill 2005 - 03:11:

burimi i dyte i grupeve fosfat

Cod. A27042005

Me sa duket ATP nuk qenka e vetmja strukture qe leshoka grupe fosfat qe mund te sherbejne si sinjale ne gjendje qe te ndryshojne konformacione proteinash ose te fosforilojne proteina ne pergjithsi. Qenka edhe nje strukture tjeter e quajtur IP7(inoksitol pirofosfat) qe leshoka grupe fosfat dhe me e forta eshte qe i leshon duke u lidhur direkt me proteinat pa pasur nevoje per enzima te tjera dhe largohet duke lene pas nje grup fosfat. Me sa duket kjo gje mund te perdoret per te kuptuar edhe me mire mekanizmat te disa semudjeve. Me sa duket kjo proteine paska nje rol te rendesishem edhe ne vdekjen qelizore keshtu qe nje mendohet ne nje perdorim te saj ne rastet e kancerit per te shtuar numrin e qelizave qe mund te vdesin nga aktivizimi i kesaj strukture. Jane gjetur deri tani 2 proteina qe jane te influencuara nga IP7 dhe me sa duket paskan lidhje me ribozomet qe jane struktura qe lexojne materialin gjenetik dhe formojne proteinat. Po ashtu IP7 rregulloka formimin dhe leshimin e paketave te lajmetareve si tipi i neurotrazmetitoreve qe merrkan pjese ne formimin e memories,levizjeve etj. Pra pergjithsisht jane te perqendruera me shume ne tru megjithse gjenden edhe ne qeliza te tjera.

Arritur ne kete pike mund te them se me ADN si strukture pothuaje kam mbaruar megjithse mund te kene ngelur disa gjera te vogla qe do te shpjegohen me kalimin e kohes.
Me informacionet e deritanishme do te doja te thoja dicka rreth nje shkrimi te shkurter qe lexova tek revista "Quark" te nje viti me pare sipas te ciles mendohej qe ADN te kete pasur 8 lloje nukleotidesh qe me kalimin e kohes jane bere 4. Sipas mendimit tim pse kjo gje nuk eshte e mundur....dhe me poshte po e shpjegoj pse mendoj keshtu...


  Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.