Forumi Horizont | Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=153)
-- 3.III. Kërkimet dhe Punimet Gjeologjike të kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=752)
• Punime gjeologjike për kërkimin dhe zbulimin e vendburimeve dhe shfaqjeve te mineralizuar të sulfideve të bakrit janë kryer në rrethet Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë dhe Korçë.
Q.Çaku, J.Vllaho gjatë viteve 1961-1962 kanë bërë punime kërkim-zbulimi në vendburimin e bakrit Gjegjan dhe shfaqjeve përreth, ndërsa I. Tafilaj ka studiuar kushtet hidrogjeologjike të vendburimit dhe A.Çina mineralogjine e tij, që i kanë paraqitur”Raport paraprak gjeologjik me llogaritjen e rezervave më 1.1.1962 për vendburimin e Gjegjanit” Kukës 1962. I.Babarama ka bërë punime kërkim-revizionimi në objektin e Mirnit “Relacion mbi punimet e kerkim-revizionimit të kryera në vendburimin e Mirnit” Kukës 1967. Në vitet 1966-1970 I.Bajo dhe N.Konomi kanë kryer punime kërkim-zbulimi në rajonin e Fanit, “Raport mbi punimet e kërkim-zbulimit të kryera në vendburmin Thire dhe llogaritja e rezervave me gjendje 1.1.1967“ Kukës 1967; dhe “Raport i zbulimit gjeologjik të vendburimit të Thirës” Kukës 1970. V.Aleksi, N.Konomi, A.Çina në referatin “Karakteri i shpërndarjes së komponentëve të dobishëm dhe morfologjia e trupave xeherorë në vendburimet e bakrit të zonës së Fanit” Kukës 1968, dhe në artikullin “Karakteristikat morfologjike dhe mineralogjike të trupave xeherorë në një vendburim bakri të zonës së Fanit” Përmb.stud. Nr.12,1969. R.Çaushi dhe J.Vllaho gjatë disa vjetëve kanë bërë kërkime për bakër në rajonin e Helshanit dhe të Shëmërisë dhe disa rezultate bashkë me A.Çina, D.Gjokuta, Zh.Çili i kanë shtjelluar në artikullin “Ndërtimi gjeologjik i zonës së kontaktit ndërmjet shkëmbinjve bazikë dhe ultrabazikë në rajonin e Helshanit si dhe lidhja e mineralizimit sulfid të bakrit me të” Përmb. Stud. Nr.9-10,1968; kurse Dh. Kote, K. Gjata në artikullin “Disa veçori të kompleksit mesoacid-acid në rajonin e Shënmërisë” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.2, 1968. Edhe M. Dhima disa rezultate të punimeve të kryera i ka paraqitur në “Prishjet tektonike shkëputëse të pasmineralizimit në një vendburim bakri të krahut lindor të suitës efuzivo-sedimentarë të triasikut të poshtëm e të mesëm” Përmb. Stud. Nr.9 -10,1968. M.Shallo disa rezultate të kërkimeve të bëra në masivin e Kukësit i ka pasqyruar “Mbi marrëdhëniet e kontaktit midis shkëmbinjve ultrabazikë të masivit të Kukësit dhe formimeve efuzivo-sedimentare të rajonit Surraj” Përmb.Stud. Nr.1,1965; dhe bashkë me P. Kati “Mauherit dhe kemerit-kaçubeit nga masivi ultrabazik i Kukësit” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.1, 1965;
A.Spiro (Qirinxhi) kanë bërë studime në rajone të gjera për vlersimin e perspektivës për xeheror bakri “Vlesimi i perspektivës për xeherorë të pasur bakri në brezin e përhapjes së formacionit vullkanogjeno-sedimentar Morinë-Selisht” Tiranë 1968; dhe “Raport mbi punimet kërkimore, tematike, vlersimi i perspektivës së xeherorëve të pasur me sulfide bakri në formacionin efuzino-sedimentar” Tiranë 1968, ndërsa bashkë edhe me A.Çina, Dh.Kote, N.Konomi, R.Çaushi gjatë viteve 1968-1970 punimet kërkimore tematike i kanë vazhduar në masivin gabror të Kaptenës duke paraqitur edhe hartat gjeologjike 1: 25000 për 6 sektorë (Krumë, Moçaj, Dugagjin, Lajthizë, M.Kuqe, Domgjon)dhe 1:10000 për 3 sektorë (Thirre, Shëmri – Pistë, Trun), rezultatet e të cilave i kanë përshkruar në “Vlersimi i perspektivës për xeheror kuarc - sulfidë në masivin gabror të Kaptenës” Tiranë 1970.
K. Gjata për disa vjet me rradhë ka bërë kërkime për bakër e polimetale në zonën e Gashit, “Ndërtimi gjeologjik dhe mineralet e dobishme të pjesës veriore të krahinës së Gashit” B-Curri 1970.
Në rajonin e Berishës gjatë viteve 1968 – 1970 ka bërë punime kërkim vlersimi për bakër B.Kodra.
Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.