Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 639 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mbi këtë forum (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=111)
-- Vërejtje,sugjerime, opinioni juaj mbi këtë forum (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15274)


Postuar nga lezhjani-82 datë 08 Dhjetor 2009 - 23:50:

Zgjidhja per hapjen e temave esht shum e thjeshte:

Nuk ka asnje te keqe per hapjen e shume te tilla, por mundohuni qe nese ka te hapura me te njejtin themel te shtohen aty e jo te hapen te reja.

Nuk mund te hapen nenforume me tituj gazetash se sigurisht informacioni merret diku ne nje gazete faqe interneti apo ku di une.
Nuk mund ti shohim te gjitha ngjarjet drejt per se drejti por i lexojme diku.

Sa per klanet...ka, ka pasur dhe do te kete ne kte forum.

Ps: Angel e mbron cik si shum ate erious ti, e vetmja here qe te kam pare duke e kundershtuar eshte vetem kur diskutoni bashke :p

Kaloni mire edhe pak me kujdes me listat e injorimit se jan delikate...


Postuar nga AngelDevil datë 09 Dhjetor 2009 - 00:48:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82

Sa per klanet...ka, ka pasur dhe do te kete ne kte forum.

[/B]


E di ca me kujtove ti Satanai :p .... kur hyra ne ket forum nje anetare ketu spo e permend sepse ska rendesi me gjen adresen e msn-se sime e me shton ne listen e saj.
Duke biseduar nje dite ne lidhje me kete forum mbaj mend tekstualisht qe me ka thene qe shiko ki kujdes se ka klane ..... te njejten gje qe the dhe ti me lart.

Sinqerisht ne ato momente e mora me te qeshur sepse smund te konceptoj qe njerzit te bejne klane neper forume e them kete sepse dhe une kam vite qe i frekuentoj forumet dhe nuk kisha hasur termin KLAN .

Une nuk e quaj veten pjese te asaj gjeje te shemtuar qe quhet "klan" por e quaj veten pjese e 1 grupi shoqerie qe me hahet muhabeti me shume se me te tjeret kaq.

E kam thene e me perpara KLANET jane per njerez te pazote te cilet nuk jane te afte vete per tu perballur dhe perdorin te tjeret ne menyre te paturpshme ta bejne per ta.

Qellimi im i vetem mbetet argetimi te ky forum asgje tjeter.
Nqse dikush bezdiset nga prania ime seshte problemi im.

Kalofshi mire naten.


Postuar nga lezhjani-82 datë 09 Dhjetor 2009 - 00:53:

Ne e quajm klan se sdime ca emri tjeter ti veme....me gjithate mua me duket normale dhe jo e papranueshme . Gjera te tilla ndodhin ne shtete e qeverisje te ndryshme ku ka ligje e te pret burgu e jo me ne nje nenforum ku maksimumi perjashtohesh pergjithmone.

E rendesishme eshte qe moderatoret te mos jene pjese klanesh sepse pastaj humbet zbatimi i rregullores e behet corap.


Postuar nga AngelDevil datë 09 Dhjetor 2009 - 01:00:

Djalli une nuk bej pjese ne klane po ne rreth shoqeror prandaj dhe po rri akoma ne kete forum ... keshtu e konceptoj une te pakten....

mgjate respektoj mendimin tend sdua te behem gricese kot

E theksoj e njehere qellimi im eshte thjesht argetim ASGJE tjeter.


Postuar nga lezhjani-82 datë 09 Dhjetor 2009 - 01:05:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Djalli une nuk bej pjese ne klane po ne rreth shoqeror prandaj dhe po rri akoma ne kete forum ... keshtu e konceptoj une te pakten.... mgjate respektoj mendimin tend

E theksoj e njehere qellimi im eshte thjesht argetim ASGJE tjeter.



Angel nuk po bej fjale per ty, shpresoj ta kesh kuptuar kete.
Po flas ne pergjithesi qe te lexojne te gjith.
Nuk mund te them qe ti ke ber klan me Erious se dy vet nuk bejne nje klan por bejne 2 vet, nese e kishe fjalen per kete.
Por na ka ndodhur qe edhe moderator kan qene pjese klanesh dhe jane krijuar tragjedi forumore ku ka pas perjashtime heqje aksesesh etj.

Tashi per tashi ti je moderatorja me aktive eforumit kshu qe nuk kemi shum ankese, vetem qe mbron erious perpetumisht aty e prish pak!


Postuar nga erious datë 09 Dhjetor 2009 - 01:08:

.

jo ke dhe qellim te me mbrosh mua shejtone

vertet kjo esht llogjika ketu ? dmth ky eshte kulmi i botkuptimit ''horizonti'' juaj mo te nderuar bashkeatdhetare ?

p.s. lezhiani, shejtonia eshte admine shum e respektuar ne nje forum ku ka mbi 200 vizitore ne te gjitha oraret e dites... ket ta them qe ti ti besh lidhjen per çfar shpreh ketu.

eshte sinqerisht per te ardhur keq, si nuk u kuptuam ketu, pak anetare ku askush s'po kerkon te ndaje tokat, perveç fantazirave tuaja.

nejse, nejse me vjen keq, sidomos kur lexoj ''me mbrojne''

ajt se s'ka gje do te kuptohemi nje dit... me te mira kinga. ju du fort. dhe gezuar 2010-ten.


Postuar nga Fajtori datë 09 Dhjetor 2009 - 01:12:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

E kam thene e me perpara KLANET jane per njerez te pazote te cilet nuk jane te afte vete per tu perballur dhe perdorin te tjeret ne menyre te paturpshme ta bejne per ta.



Prandaj thashe, leri rradhe Erious te mbrohet se ja arrin vete shume mire.

Kete idene e klaneve e kam degjuar, por nuk e di deri ne ç'pike ekziston. Di qe jemi ne ambjent shqiptar. Di qe shqiptaret jane pergojues dhe thashethemexhinj. Di qe shume njerez merren me faktet personale te te tjereve, flasin poshte e lart, bejne sikur dijne. Germojne, rremojne, dergojne mesazhe private.

Ky mentalitet krijon dhe klane, njohje pak me shume ketej e pak me pak andej. Rendesi ka qe:
1. Mos behet epidemi klanesh, ne menyre qe njerezit te flasin lirisht, te gjykojne me gjakftohtesi dhe mos mbrojne kend. Kjo sigurisht ka rendesi 10fish per moderatoret.
2. Ndonje preference e vogel te mos behet evidente dhe banale publikisht. Per kete i them ndonje fjale AngelDevil kur behet evidente qe flet sipas mbi baza shoqerie.

Nderkohe nese eshte njeri klan me mua te me thote se nuk dikam gje. Ose te me tregoje ndonjeri ndokend qe kam gjykuar ne baze te klanit. Nuk eshte per te dalur i paster, por punen e klaneve e kam urryer gjithmone, ne chat, ne forum, kudo ka pasur shqiptare. Dhe preferencat personale kane qene gati gjithmone per njerez qe nuk njihja, dhe ata qe njihja i kam trajtuar ndoshta edhe me keq se te panjohurit. Qarte milet??


Postuar nga cecilia datë 09 Dhjetor 2009 - 02:08:

Fajtor,
Kam harxhuar 1ore per te lexuar te gjitha komentet...

Per nje gje te kam pelqyher gjithmon, per qendrimin qe ke ditur te mbash ne cdo rast...per mendimet e mencura qe ke dhene...per gjakftohtesine tende...edhe ne situata te veshtira...edhe kur je treguar ironik te ka shkuar...edhe shakate qe ke bere jane te nivelit tend...

S'mund te rri pa komentuar edhe per turll...ka nderhyre gjithmon me shume shaka dhe pa dashur te prishi asnje bisede apo teme...ka dhene gjithmon mendimin e tij personal...


Angel,e ka mbajtur gjalle forumin me shakara te forta...e kemi moderatore ekzemplare...


erious edhe seriozisht ta kete s'mund te rri pa qeshur...me duket "zemergjere"... (s'po ve gogla se i ka vdekje, e sidomos kur i ve une).


Verejtje, sugjerime per kte forum?

Nuk kam...per arsyen me te thjeshte qe kur futem ne forum jam une,ekrani dhe shkrimet e antarve...Nuk me intereson asnje klan...sic tha edhe Angel, arsyea qe futemi eshte argetimi dhe jo jeta private e ketij apo e atij...

Nqs u zgjata me falni.


Postuar nga AngelDevil datë 09 Dhjetor 2009 - 02:15:

Po kisha une 1 verejtje :p ... boll ju lepive Fajes se po e gjuj vete mos hyj ne mes te kam thene :p


Postuar nga cecilia datë 09 Dhjetor 2009 - 02:21:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Po kisha une 1 verejtje :p ... boll ju lepive Fajes se po e gjuj vete mos hyj ne mes te kam thene :p




Te lutem mos me akuzo pa fakte...

EHE, edhe une kam dobesirat e mija...si cdo qenie e gjalle.


  Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 639 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.