Forumi Horizont Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Balerina datë 31 Dhjetor 2008 - 08:29:

Cupka, ta rekomandoj 10000%. Hassanin e luan femija me i bukur, dhe gjate gjithe kohes kur ai vuante une ndjeja nje boshllek ne zemer sepse nuk mundja ta perqafoja. Librin se kam lexuar, po tani jam e sigurt qe do e mbaroj ne dy dite (sepse do te ndaloj nga te qarat) ngaqe qenka histori shume prekese. Sikur me thyheshin ndjenjat kur Hassani thonte "For you, a thousand times over" ose "I would eat dirt for you." Mua me ka lene shume mbresa, dhe nje shije te ithet ne fund...duke menduar se sa me me kuptim do te ishte egzistenca jone nese do te ndihmonim, sadopak.


Postuar nga briseide datë 06 Janar 2009 - 23:50:

Keto dite kam pare shume filma.
I fundit ne shqip eshte "Gjoleka,djali i Abazit",me regji te Dhimiter Anagnosti.
Personalisht me pelqeu, kujton shume gjera te shqiperise...Shume i lezetshem aktori i perzgjedhur per rolin e te vogelit Gjoleke dhe interesante disa menyra sjellje tipike te jugut!
Cfare me bente nervat kacurrel ishte reagimi i prinderve te mi dhe kush tjeter pa filmin me mua,te cileve u vinte per te qeshur me disa skena qe u rikujtonin femijerine e tyre nderkohe qe mua me dukeshin per te vene duart ne floke per gjera qe fare qarte tregojne rreptesi ne sjellje e mendje te mbyllur,ne vecanti pjesa e fundit...po kush me degjon thuaj...


Postuar nga Lela_Dr datë 07 Janar 2009 - 03:49:

Bris ne fakt, edhe une keto dite jam munduar te shikoj ato pak filma qe dha dig + keto dite.
Dhe reagimi i prinderve te mi idem.
Une nuk i mbaja mend historite e filmave edhe pse i kam pare kur kam qene e vogel, por tani i rishikoj me sy tjeter.
Dje pashe "Treni niset ne 7 pa 5.


Postuar nga Revolucionar datë 08 Janar 2009 - 10:49:

VALKYRIE

Filmi i fundit qe kam par ishte Valkyrie nga Tom Cruise. Tregon per nje njeri te thjesht me prirje revolucionare. Ai pa pertej Hitlerit edhe guxoi ta hidhte poshte nje sistem masakrues. Nuk ka shume aksion por te mban ne tension gjith kohen. Mesova qe me shume se 15 atentate ishin hedhur kunder Hitlerit. Kjo tregon qe edhe ne gjermani ne ate kohe kishte akome njerez me llogjik, te arsyeshem, edhe me morale te larta ndaj drejtesis.





Postuar nga IQVLORA datë 10 Janar 2009 - 19:57:

Re: VALKYRIE

Citim:
[i]t. Kjo tregon qe edhe ne gjermani ne ate kohe kishte akome njerez me llogjik, te arsyeshem, edhe me morale te larta ndaj drejtesis.
[/B]


Gjthmone gjykon me koken poshte,dmth me vertikale Revolution.
Te gjitha kane qene atentate te kalkuluara nga zbulimet e fshehta angleze,per te eleminuar diktatorin nazist e asgje me teper.Ja ke futur kot plako!


Postuar nga Revolucionar datë 13 Janar 2009 - 12:24:

Re: Re: VALKYRIE

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA


Gjthmone gjykon me koken poshte,dmth me vertikale Revolution.
Te gjitha kane qene atentate te kalkuluara nga zbulimet e fshehta angleze,per te eleminuar diktatorin nazist e asgje me teper.Ja ke futur kot plako!




Gjerat nuk jan bardh e zi si i shikon ti. Pse ka ndodhur atentat ndaj hitlerit sdo te thote qe spiunet anglez jan te vetmit qe mund ta benin kete veprim. Njerezit kan lirine e tyre individuale edhe te mendimit e asnjeri smund tja heq. Megjithate ka shume njerez qe jan vec kuklla te nje loje te drejtuar nga manipulues me qellime te pista. Ne kete rast komandanti gjerman qe u kthye kunder Hitlerit, e shikoj qe ishte nje kukull e nje loje te piset edhe me ndergjegjen e tij, u revoltua. E pra ky eshte nje rast i paster te nje shpirti revolucionar


Postuar nga Balerina datë 13 Janar 2009 - 21:02:

Sa e sa gjermane kane mbajtur te fshehur cifute neper shtepite e tyre, duke rrezikuar keshtu edhe jeten e tyre. Pra ne gjermani njerezit me llogjik dhe morale te larta nuk mungonin (pa futur ne mes Valkyrie). Do te thoni ju qe ata u paguajten per kete...po, por pagesa monetare nuk arrin vleren e jetes. Vetem perse Hitleri ishte ne fuqi, nuk do te thote qe gjermanet ishin mini-Hitleriane (ashtu si ne rastin tone me Enverin).


Postuar nga kurt datë 14 Janar 2009 - 14:09:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Keto dite kam pare shume filma.
I fundit ne shqip eshte "Gjoleka,djali i Abazit",me regji te Dhimiter Anagnosti.
Personalisht me pelqeu, kujton shume gjera te shqiperise...Shume i lezetshem aktori i perzgjedhur per rolin e te vogelit Gjoleke dhe interesante disa menyra sjellje tipike te jugut!
Cfare me bente nervat kacurrel ishte reagimi i prinderve te mi dhe kush tjeter pa filmin me mua,te cileve u vinte per te qeshur me disa skena qe u rikujtonin femijerine e tyre nderkohe qe mua me dukeshin per te vene duart ne floke per gjera qe fare qarte tregojne rreptesi ne sjellje e mendje te mbyllur,ne vecanti pjesa e fundit...po kush me degjon thuaj...


ku mund ta shoh ket filmin online???
gjoleka eshte emer tipik verior bris


une pashe Gran Torino


Postuar nga kurt datë 14 Janar 2009 - 14:18:

ok balerina do ja hedhi nje sy atij filmit soon...


Postuar nga Balerina datë 14 Janar 2009 - 17:33:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti


une pashe Gran Torino



Po Gran Torino, si ishte? Clint Eastwood e nderoi emrin e tij sic ben shpesh apo jo?


  Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.