Forumi Horizont | Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 334 335 336 337 338 339 340 341 342 [343] 344 345 346 347 348 349 350 351 352 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)
Grekerit mundohen te hapin plage mbi Shqiperine dhe qorret e sakatet tane qe vujane nga homofobia ne ate moment duhet te blegerijne para pellitjeve te medha------------------------------------------------------------------------------------
Presidenti grek përdor termin Vorioepir !
Vorioepir, shpirt greku, Shqipëria nuk hyn në BE pa u plotësuar të drejtat e Omonias, këto kanë qenë kërcënimet e Presidentit Grek Stefanopulos gjatë mitingut të zhvilluar në Dervician, por shumë vonë në mbrëmje. "Shqipëria nuk do të hyjë në BE pa plotësuar të gjitha kërkesat tuaja, nga Alfa tek Omega. Ju vorioepirotët mjajtët gjallë frymën e dashurinë tuaj, gjuhën greke. Tani ka ardhur koha që këtë gjuhë ta mësoni në shkolla të mira. Nuk shkova dot as këtë herë në Himarë për shkak të axhendës, por Himara është këtu" tha Stefanopulos duke u drejtuar nga pjesmarrësit të cilët mbanin në duar flamuj grekë dhe thërrisnin "Vorioepir, Greqi". Presidenti grek ka vazhduar të thotë se përshëndetja për ta, (minoritetin) nuk vjen nga zyrat e shtetit grek, por nga i gjithë populli grek. "Dua t'ju siguroj se jo vetëm vitet e vështira që kaluat, por dhe tani që jeni në vite më të mira, shteti amë nuk ka pushuar së kujdesuri për ju dhe t'ju ndjejë si një nga pjesët më të vyera të helenizmit. Shoqërohem në këtë vizitë nga ministrja e arsimit Marjeta Janaku, e zoti Stilianidis, zëvendësministër i jashtëm. Kjo është shenjë e interesimit të shtetit grek për atë çka kalon Vorioepiri, e çka ndodh këtu. Ju sjell dhe një mesazh tjetër që e konsideroj të rëndësishëm e që u përpoqa ta them në Tiranë, mesazhin e një miqësie të ngushtë shqiptaro-greke" tha Stefanopulos, i cili përmendi disa herë fjalën Vorioepir në fjalën e tij. "Qeveria shqiptare nuk do të hyjë në BE nëse nuk do të plotësojë kërkesat e minoritetit nga Alfa deri tek Omega. Unë i kam kërkuar qeverisë shqiptare edhe dhënien e menjëhershme të pronave për minoritarët, sikundër ndodh kjo gjë edhe me shtetasit shqiptarë. Kjo kërkesë do të plotësohet", tha Stefanopulos. Në emër të qeverisë greke ai premtoi mbështetje të plotë e të vazhdueshme për të gjitha kërkesat e shtruara prej përfaqësuesve të minoritetit grek në Shqipëri. Gazeta shqiptare
Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 334 335 336 337 338 339 340 341 342 [343] 344 345 346 347 348 349 350 351 352 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.