Forumi Horizont Gjithsej 2870 faqe: « E parë ... « 335 336 337 338 339 340 341 342 343 [344] 345 346 347 348 349 350 351 352 353 » ... E fundit »
Trego 2870 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- Pijetore Shamata (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13619)


Postuar nga ishpeshtimi datë 06 Qershor 2007 - 16:45:

Si filluan avazet!

I deshperuar dhe i shtene pas pijes,nisa te kerkoja numurin e nje shoku ne Shqiperi per ti kerkuar te me dergonte ndonje leke....kjo aty nga fillimi i dhjetorit 2005....ftohte....i vetem dhe pa asnje grosh......

Rrija ne nje shelter te financuar nga qeveria provinciale.....per te na reabilituar na mesonin si te futeshim ne Internet....ja keshtu me lindi ideja te gjeja numurin e ati shokut biznesmen ne Shqiperi.....

...gjeta Numuratorin telefonik te Shqiperise dhe.....hua hua...edhe numurin e tel te shokut.....i shkreti u cudit qe po i kerkoja para nga Kanadaja,po mi dergoi me WESTERN_UNION(e njejta kompani ku kryente transfertat biznesmeni Hyka)....

......ngjitur me Numuratorin pashe edhe Forumin Horizont......Heeeemmmmm
.......une qe s'kam horizont,mendova,kjo me duhet...dal te futem.....dhe hyra.....c'te shiko....Mijra tema,miliona pergjigje,ziliona antare......

Atehere u ndjeva krenar....jemi popull i madh dhe i mencur ne Shqiptaret!

Keshtu do mencurohem edhe une....thjesht me nje double click....Mu rrit morali dhe fillova te pij me pak.....


  Gjithsej 2870 faqe: « E parë ... « 335 336 337 338 339 340 341 342 343 [344] 345 346 347 348 349 350 351 352 353 » ... E fundit »
Trego 2870 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.