Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)
Postuar nga el-Nino datë 11 Prill 2007 - 11:21:
Citim:
Po citoj ato që tha Auberoni
...
Pra, me veten time mund te beje cdo gje edhe pse bindjet e mija mund te mos perputhen me realitetin....
Pershendetje Auberon..duke u nisur nga ajo qe the me lart...ti vertet mund te besh cte duash me "veten tende" sepse ajo ty te eshte lene ne dore..por ne fakt bashke me "veten tende" ashtu si cdo tjetri edhe ty te eshte dhene nje "manual" qe duhet zbatuar. N.q.s ti nuk e ndjek ate dhe ecen sipas mendjes tende ka shume mundesi ta perdoresh ne menyre te gabuar "veten tende"..do te jap nje krahasim.ki durim dhe lexoje te lutem...
Nje i pasur mer nje person prane e tij per te punuar. I jep nje makine me te cilen ai duhet ti sherbejne . Duhet ta dergoje te pasurin ne pune ne mengjes dhe ta mare nga puna ne darke.duhet te dergoje femijet e tij ne shkolle dhe ti mare ata kur te mbarojne.pra ne orare te caktuara.Vetem kjo eshte detyra e tij.ne pjesen tjeter te dites ai mund te levize ku te deshiroje me ate makine dhe te gjitha nevojat qe do te kete ia paguan i pasuri. Bashke me makinen ai ka nje manual per ta lexur ne te cilen perfshihet, se pari, si duhet ai te kujdeset per makinen dhe se dyti, jane oraret ne te cilat ai duhet te jete prane te pasurit per ti sherbyer. Ky shofer "i zgjuar" thote: ..me veten time mund te beje cdo gje ..por ke pare ti qe ai na iken larg dhe nuk kthehet tek i pasuri? vertet ai iken dhe mendon se ka te drejte deri ne momentin kur mjeti i tij mbetet pa karburant dhe atij i duhet te kthehet tek i pasuri ..miresine e te cilit e zhvleresoi dhe e neperkembi... keshtu eshte edhe puna e njerut me Zotin i Cili na krijoi neve dhe na dha manualin i cili perfshin se pari..si duhet te kujdesemi per "veten tone " dhe se dyti si duhet ti sherbejme Atij ne oraret e kerkuara nga Ai. Vertet Ai nuk ka nevoje per ne por ne kemi nevoje per Ate. Vertet Zoti i udhezon ata qe e kerkojne te verteten!!
rrespekte a.m
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.