Forumi Horizont Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 336 337 338 339 340 341 342 343 344 [345] 346 347 348 349 350 351 352 353 354 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)


Postuar nga Simona datë 23 Tetor 2006 - 17:25:

Ka edhe keshtu te dashur greker derisa nje dite Cameria te flasi shqip dhe te paster bile!

 

Ideja e një Ushtrie Çlirimtare Çame nervozon Greqinë
-----------------------------------------------------------------------------------

ATHINË - Greqia ka reaguar me nervozizëm, pasi, të mërkurën, një
rebel shqiptar bëri të ditur se ka filluar "aktivizimi i Ushtrisë
Çlirimtare" në veriperëndim të Greqisë. Ushtria përfaqësohet nga
muslimanë çamë, të detyruar të largohen nga Greqia për në Shqipëri
apo për në Turqi gjatë gjysmës së parë të shekullit.

Sipas Agjensisë së Lajmeve të Athinës, të mërkurën në darkë,
zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Panagiotis Beglitis, i bëri
thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë deklaratat ekstremiste të
shqiptarëve ndaj Greqisë.

Sipas të dhënave për shtyp, gjatë ditës, një përfaqësues i
vetëshpallur kish prezantuar një organizatë rebele shqiptare, të
cilën ai e quajti "Ushtria Çlirimtare e Çamëve", duke shtuar se baza
e kësaj organizate është në veriperëndim të Greqisë.

Personi që është identifikuar si "Mehmeti" është shprehur kështu në
një emision radiofonik të transmetuar në Australi. Sipas tij, ai
përfaqëson Ushtrinë të vetëshpallur Çlirimtare, aktive në Maqedoni
(UÇK).

"Imagjinata e sëmurë e disa elementëve terroristë, që përpiqen të
paraqesin çështje të paqena, duket se nuk ka kufij. Po kështu edhe
reagimi i komunitetit ndërkombëtar ndaj tyre nuk duhet të ketë
kufij", tha Beglitis.

"Forcat e UÇK-së me aktivitetet e tyre terroriste në Maqedoni dhe
Kosovë, vazhdojnë të jenë një faktor destabilizues në Ballkan. Për
këtë arsye ata duhet të dënohen dhe të izolohen në të gjithë vendet".

Çështje tabu

Çështja e muslimanëve çamë të detyruar të largohen nga Greqia për në
Shqipëri apo Turqi që nga Lufta e Parë Botërore, e cila është një
çështje tabu për Tiranën, doli në dritë në fillim të këtij muaji me
daljen e një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Çamët jetonin në një zonë të përzier etnike, në veriperëndim të
Greqisë. Kur Athina fitoi rajonin e Epirit nga luftrat ballkanike të
vitit 1912-1914, ata u dëbuan në dy valë. Pjesa më e madhe e tyre u
dërguan në Shqipëri. Burime shqiptare bëjnë të ditur se rreth 150
mijë veta u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Grupi ka një
shoqatë me seli në Tiranë.

Vala e dytë ishte pas Luftës së Dytë Botërore, kur Greqia dëboi ata
muslimanë shqiptarë që, sipas saj, kishin bashkëpunuar me gjermanët.
Ata humbën pronat në Greqi.

Përpjekjet për të fituar këto prona kanë qenë të dobëta ose nuk janë
mbë__tetur nga qeveritë shqiptare.

"Çamët kërkojnë njohjen e rreth 4 mijë çamëve të zhdukur si rezultat
i këtyre konflikteve dhe të drejtën e pronës për rreth 150 mijë të
tjerë", thuhej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Në këtë deklaratë, Qeveria Greke nxitet të marrë pjesë në një
konferencë ndërkombëtare, në të cilën do të jetë e pranishme edhe
Qeveria Shqiptare, të njohë kombësinë shqiptare të ortodoksëve që
flasin shqip në këtë zonë, të kompensojë çamët për pronat që kanë
humbur, ngritjen e një kishe ortodokse shqiptare për kristian-
ortodoksët shqiptarë dhe riatdhesimin e minoritetit,
së bashku me të drejtën e nënshtetësisë greke.

Por, Qeveria e kryesuar nga socialistët, ka shmangur çështjen e
çamëve, pavarësisht një incidenti në Athinë në fund të vitit 1999. Në
atë kohë, Kryeministri Ilir Meta kundërshtoi homologun e tij grek,
Costas Simitis, që tha se "ekziston një çështje çame". Por çështja
nuk u zgjat më tej, pasi Shqipëria ka interes të mbajë marrëdhënie të
mira me Athinën, e cila është furnizuesja kryesore e ndihmave për
Tiranën, si dhe partnerja e dytë tregtare për vendin.


  Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 336 337 338 339 340 341 342 343 344 [345] 346 347 348 349 350 351 352 353 354 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.