Forumi Horizont | Gjithsej 669 faqe: « E parë ... « 337 338 339 340 341 342 343 344 345 [346] 347 348 349 350 351 352 353 354 355 » ... E fundit » Trego 669 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Me mire nje femer te huaj se nje shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5952)
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Cudi qenkam ngritur heret sot
Ana,
ti po thua jo ush po gomar. Dmth ti e pranon faktin qe n'a paska njerez te larte sepse ekzistokan edhe sherbyeset.
Ti marrim gjerat me rradhe,nqs nje pjestar i nje familjeje ka akses ne nje familje te tille nuk do te thote se ka edhe familja e saj. Per shembull nqs sherbyesja punon ter diten ne nje lagje te favorizuar tek nje familje avokatesh dhe ne darke kthehet ne nje lagje te defavorizuar, ne nje pallat 25 katesh, ku ka te gjitha llojet e rracave dhe femijet i ka ne nje shkolle publike ku shahen e zihen apo vjedhin njeri-tjetrin kjo nuk mendoj se e ben sherbyesen njeri te nivelit qe ajo punon. Iku kjo. Teza jote bie poshte!
Dua te rikujtoj Ana,( kam pershtypjen qe e di edhe ti) medalja ka dy ane.Njera ane eshte ajo qe tregon ti dhe tjetra eshte kjo qe po te them une. Si ne Amerike edhe ne Shqiperi ka njerez te larte,te ndershem,te paster,te bukur,etj. Ti mos thuaj keta ketu jane keshtu edhe NE jemi ashtu. Une per kete gje e kam fjalen ne pergjithesi.
Ti thua se keta te tregojne jeten e tyre per gjysem ore. Edhe per kete kam nje spjegim. Llogjika e tyre tregon se sa lehte e kalojne faqen e nje historie dashurie, familjare apo shoqerie.Keta kane kuptuar nje gje me mire se sa ne,se ka vdekje. Keta perfitojne cdo moment te jetes kurse ne sakrifikojme per familjen.Jam dakort me ty,nuk eshte e njejta gje. Ne jemi te ngurte kur vjen puna te themi jeten tone sepse thelle- thelle ne jetojme per ate histori ciladoqofte ajo. Ne i marrim me vete ne varr 'sekretet' Ana. Ne themi, le t'i bjeri bomba komshiut lart nesh pavarsisht se bomba te perfshin edhe ty se je ne nje pallat.
Une personalisht nje gje kam mesuar shume mire ne jete, se unversiteti me i larte eshte vete JETA.
Asnjehere mos gjyko nje liber nga kopertina.Qe te nxjerresh nje konkluzion lexoje librin deri ne fund.
PS: Ana, edhe une personalisht jam njeri teper konservatore kur vjen puna. Por po filloj te dyshoj. Po filloj te dyshoj, perse jetojme?!
Modestia,urtesia,humanizmi qenkan gjerat qe me mbajne deri tani. Nuk besoj ne fatalizem. Nuk ka fatalitet. Naten te gjitheve!
Gjithsej 669 faqe: « E parë ... « 337 338 339 340 341 342 343 344 345 [346] 347 348 349 350 351 352 353 354 355 » ... E fundit » Trego 669 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.