Forumi Horizont Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 338 339 340 341 342 343 344 345 346 [347] 348 349 350 351 352 353 354 355 356 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)


Postuar nga Simona datë 23 Tetor 2006 - 17:32:

U solla pak buke disave qe ishin te uritur keto kohet e fundit.

 






Pjesa III: MODELI I PRIFIT GREK ËSHTË SEBASTIANOS
Nëse dikush kërkon të gjejë një model të priftit grek, mjafton të mos kërkojë shumë në histori por vetëm të shikojë “punën” dhe “veprën” e një prifti si Sebastianos. Të gjithë priftërinjtë në Greqi mundohet t`i ngjajnë atij. Prandaj në të gjitha botimet “vorio-epirote”, ndër luftëtarët më të flaktë të “Vorio-Epirit”, kanë Sebastianosin. Ky i fundit ka lindur më 1922 dhe ka ngordhur më 1994. Tërë jetën e tij lehu dhe volli helm e vrer kundër shqiptarëve më tepër se çdo guerrilas apo fondamentalist, aqsa një ditë në parlamentin grek tha se të gjitha topat e Greqisë duheshin drejtuar kundër Shqipërisë. Nisur nga kjo, të krijohet bindja se priftërinjtë grekë për çdo gjë mund të jenë por vetëm për punë të zotit nuk munt të jenë. Ata më tepër duken luftëtarë me nuanca rrebeli, të fantaksur nga mbyllja në muret e gurta e të ftohta  të kishave e manastireve, sesa si njerëz që pretendojnë se drejtojnë delet e perëndisë. Në fund të fundit nuk kemi se ç`farë presim më tepër, kur ta zemë para kryepeshkopit të Athinës Kristodhulos, paraqitet forca nga ushtria sikur ai të ishte shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë.
Por ajo që vlen të theksohet me të madhe, është fakti se modeli i priftit grek, është mbrujtur sistematikisht në vite me urrejtje kundër shqiptarëve në atë mënyrë saqë grekëve po t`u heqësh këtë urrejtje nuk do të dinë se me ç`farë të merren. 
Pse Anastasios Janullatos citohet, repektohet e nderohet nga të gjitha organizatat famëkeqe “vorio-epirote” në Greqi ? 
Eksarku grek Anastasios Janullatos ka ardhur në Shqipëri më 16 korrik 1991, pas një kompromisi të bërë në Korfuz më 2 korrik 1991 midis ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, përkatësisht Muhamet Kapllani dhe Antonios Samaras. Mbi bazën e këtij kompromisi, u lejua që  në kundërshtim me statutin e KOASH-it të vitit 1929, ai{Janullatos} të drejtojë përkohësisht me cilësinë e eksarkut këtë kishë. Vetë Anastasios Janullatos pak ditë para ardhjes në Shqipëri, i dërgoi më 3 qershor 1991 Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia këtë letër:
“Shkëlqesia juaj!
Do  të doja t`ju paraqisja ju shkëlqesi çështjen e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë dhe të zhvillimit të saj në konteksin e ndryshimeve institucionale.
……Dihet mirë se Kisha Ortodokse e Shqipërisë është një institucion në shkallë botërore në shkallë botërore me traditën dhe rregullat e saj të pranuara universialisht, dhe asnjë kishë ortodokse nuk mund të ekzistojë, dhe më tepër të organizohet, pa një peshkop që të ketë pasues apostolik. Përderisa në të gjithë botën sot nuk ka një peshkop ortodoks për të marrë përgjegjësinë e riorganizimit të kishës në Shqipëri, Patiarkana Ekumenike e Kostandinopojës, që është froni i parë i njohur zyrtarisht nga të gjitha kishat ortodokse që i përkasin institucionit në shkallë botërore të ortodoksisë {ruse, serbe, rumune, bullgare, greke, shqiptare}, mori iniciativën e emërimit tim për të ardhur në vendin tuaj të dashur si një patriark eksark.
1-Të komunikoj me autoritetet e duhura të qeverisë shqiptare dhe me pëlqimin e tyre dhe ku të jetë nevoja, me bashkëpunimin e tyre, të hyjë në kontakt me priftërinjtë ortodoksë ekzistues dhe besimtarët ortodoksë atje, pavarësisht nga origjina dhe gjuha amtare.
2-Të merrem me punën organizative kishtare në nivelin primar, mbas zhvillimeve të fundit dhe vendimit për t`i dhënë liri fetare Shqipërisë.
3-Krijimin e kushteve, në një kohë sa më të shpejtë që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të vetëdrejtohet; me bindjen se riorganizimi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duhet të përfundohet në bashkëpunim me ortodoksët e interesuar.
Unë tashmë kam kontaktuar me Lartësinë e tij Metropolitanin Theudosiun, Primati i Kishës Ortodokse në Amerikë dhe me rev. Artur Liolin, kancelar i kryedioqezës shqiptare në Amerikë, dhe ne ramë dakort plotësisht të bashkëpunojmë, në kuadrin e objektivave të lartpërmendura, për të mirën e ortodoksisë në Shqipëri dhe të gjithë qytetarëve të saj.
Si një peshkop ortodoks dhe si një studiues, dua t`ju siguroj ju shkëlqesi, në mënyrën më të dukshme, se misioni i patriarkut eksark në Shqipëri kërkon ekskluzivisht t`i shërbesh me sinqeritet popullit të dashur shqiptar në këtë kohë kritike dhe të ndihmohet për të çuar përpara çështjen e paqës dhe të mirëkuptimit vëllazëror në Evropë dhe në botë”.
Në kundështim me këtë premtim, Janullatos vazhdoi të qëndrojë në Shqipëri, madje më 2 gusht 1992 ai u vetshpall kryepeshkop i KOASH-it. Në këtë mënyrë Janullatos na tregoi një rast tjetër se si di ta mbajë fjalën një grek.
Duke marrë parasysh dhe të kaluarën e marrëdhënieve shqiptaro-greke, praktikisht nuk mund të lejohej që qoftë edhe i përkohshëm, një grek s`mund të ishte në krye të KOASH-it.
Njëri nga përkrahësit më të mëdhenj të Janullatosit në Shqipëri, z.Ylli Popa në një intervistë dhënë revistës “Klan” datë 15 korrik 2001, në lidhje më çështjen “Janullatos” thotë se në fillim të vitit 1991, ai së bashku me disa persona, ndër të cilët edhe një i panjohur deri atëherë si Kosta Makariadhi {të cilit z.Popa i thotë gabimisht deputet, në një kohë që i tillë ai është bërë pas një viti}, ka shkuar në Athinë dhe e ka takuar Janullatosin në shtëpinë e tij. Natyrisht që këto punë nuk janë aq të rastësishme sa përpiqet t`i bëjë zoti Popa, aq më tepër kur ai thotë “na çuan në banesën e peshkopit”. Më tej zoti Popa thotë:
“Tashmë kanë kalur 10 vjet që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë drejtohet nga kryepeshkopi Janullatos, i cili e ringjalli atë nga pluhuri i rrënojave ku e kishte katandisur diktatura komuniste. Është meritë e kryepeshkopit Janullatos që duke rimëkëmbur Kishën Ortodokse, kontriboi shumë në rivendosjen e ekuilibrit dhe të harmonisë midis besimeve në vendin tonë..”.
Do të bënte mirë zoti Popa të shikonte dhe të lexonte gazetat dhe botimet “vorio-epirote” në lidhje me vlerësimet e tyre për Janullatosin para se të na japë këtë entuziazëm të pabazuar gjëkundi. Mua si shqiptar, të paktën nuk më vjen mirë për shembull që organizata MAVI, që vrau dy ushtarakë shqiptarë më 10 prill 1994 në Peshkëpi të Gjirokastrës, sponsorizon aktivitetet e Janullatosit.
Gjithashtu nuk është normale që në Greqi, Janullatosi të marrë pjesë në mbledhje të organizatave “vorio-epirote”, të quhet “mbrojtës i helenizmit grek në Shqipëri” dhe nga ana tjetër ta quajmë si diçka normale këtë gjë. Nuk duhet të harrojmë se Janullatos vjen nga vendi që i ka marrë Shqipërisë Çamërinë, nga vendi që ka djegur disa herë jugun e Shqipërisë dhe nga vendi që i ka shpallur luftë Shqipërisë  që prej vitit 1940.
Për të tilla çështje natyrisht mund të ishte përgjigjur edhe kreu i Akademisë më të paaftë të Shkencave që mund të ketë pasur ndonjëherë Shqipëria në këto vite të saj. Dhe me ç`duket akademikët tanë nuk janë më shumë se disa pensionistë që flenë vetëm për të marrë ndonjë rrogë nga shteti.
Për t`u kujtuar është gjithashtu se  At Artur Liolini në një intervistë që i jep gazetës “Koha Jonë”, datë 20 shtator 1994 ndër të tjera ka thënë:
“Të gjithë e dimë që Janullatosi erdhi në Shqipëri si misionar i përkohshëm….E theksoj ai erdhi me një kusht: si i përkohshëm”.
Në librin objekt të polemikës sonë, Anastas Janullatosi ka një vend nderi dhe mbahet si “shpëtues i helenizmit grek në Shqipëri”. Gjithashtu ajo që ja vlen të diskutohet është fakti se si ka mundësi që organizata terroriste dhe kriminale si ato të ashtuquajtura “vorio-epirote”, flasin e shkruajnë mjaft mirë për Janullatosin e mjaft keq për shqiptarët. Logjika më e thjeshtë të çon në përfundimin se Janullatos i ka shërbyer me përkushtim interesave greke në Shqipëri në drejtim të greqizimit të KOASH-it. Për më tepër në mjaft botime “vori-epirote”, theksohet me të madhe se një ndër financueset e kishave greke në Shqipëri është organizata famëkeqe SFEVA.
Nëse do të gruponim drejtimet e punës se Janullatosit sot në Shqipëri më kryesoret do të ishin:
-Ngritja e një strukture kishtare që t`i përgjigjet interesave të Greqisë.
-Theksimi se të gjithë ortodoksët e Shqipërisë janë grekë ose kriptogrekë.
-Përdorja e greqishtes në ceremonitë fetare.
-Marrja e financimeve edhe nga organizatat “vorio-epirote” për të ndërtuar kisha sipas një stili grek.
-Reklamimi si “shenjtorë” i tipave të tillë si Kozma Etoliani, që në thelb kanë punuar kundër gjuhës shqipe.  
Për këto arsye ka mjaft rëndësi autoqefalia e kishës ortodokse shqiptare. Nuk është hera e parë që kjo autoqefali të jetë rrezikuar nga kisha greke.
Natyrisht që më gjerë për problemet e kishës shqiptare kemi shkruar edhe herë të tjera, por ajo që duam të theksojmë me forcë në këtë shkrim është mesazhi:
Janullatosi mbështetet haptazi nga të gjitha organizatat terroriste “vorio-epirote”, si ENVI, SFEVA, MAVI, etj.
Jo se nuk njihet përkrahja e shtetit grek për të, por përkrahja e segmenteve më kriminale të shoqërisë greke tregon edhe më mirë se ç`farë misioni ka pasur dhe ka Janullatos në Shqipëri. E ç`mund të jetë një “kryepeshkop” që përkrahet nga këto organizata të terrorit? Kujt mund t`i shërbejë tjetër ai?
 “Lufta për Vorio-Epirin” sipas mitropolitit të Konicës Andrea
Mitropoliti i Konicës, dmth pasardhësi i Sebastianosit, njëfarë Andreas, në faqet e fundit të librit objekt polemike, ka shkruar kapitullin “lufta e Vorio-Epirit dhe qëllimi ynë”. Ashtu siç edhe pritej nga kleriku guerrilas Andreas janë thënë po ato gjëra që i kemi dëgjuar me qindra herë nga klerikët, politikanët apo andartët grekë të kohrave të ndryshme. Mitropoliti Andreas në fillim të shkrimit të tij thotë:
“Kur ne themi Vorio-Epiri, kërkojmë jo pak për dropullitët dhe nuk themi më tepër. Jo kur themi Vorio-Epir kuptojmë edhe Gjirokastrën, Delvinën, Himarën dhe Korçën. Këto janë qytete të pastra greke”.
Se ku vërteton këtë “pastërti”, mitropoliti guerrilas refuzon ta thotë, apo ta vërtetojë qoftë edhe sipas formulave shekullore të gënjeshtrave greke.
Andreas nga ana e tij shtron edhe disa probleme që duhen pasur parasysh nga “veprimtarët grekë”. Sipas tij çështjet më themelore janë:
“-Të ndihmohet puna e peshkopit Anastasios Janullatos në Shqipëri. Nën drejtimin e tij është bërë mjaft punë.{Mitropoliti Andrea e quan Janullatosin “peshkop” ngaqë Kishën Ortodokse të Shqipërisë e koncepton si pjesë të kishës greke të drejtuar nga kryepeshkopi Kristodhulos. Gjithashtu mitropoliti Andrea ve në dukje se “puna” e Janullatosit triumfoi edhe mbi atë që ai e quan “propagandë rumune”. Sipas tij qysh në mars 1992 Janullatos paska fituar “betejën” me kryepeshkopin e Rumanisë Kalinio, i cili ka kërkuar mosgreqizimin e vllehëve të Shqipërisë -shënim}.
-Të hiqet dorë nga ndjekja e mësuesve që studiojnë në Akademinë e Gjirokastrës.{Në fakt kurrë nuk ka pasur ndjekje për ata që përgatiten si mësues të gjuhës greke në Gjirokastë. Natyrisht që s`kemi të bëjmë as me “akademi” në këtë qytet-shënim}
-Të ndihmohet “Omonia” në detyrën e saj{Në fakt “Omonia” nuk ka se për çfarë të ndihmohet më, se s`ka ngelur gjë pa u bërë. –shënim}.
-Të ndalohet popullimi i Vorio-Epirit me shqiptarë nga Vora dhe nga Kosova. Rrezik përbën gjithashtu edhe prania e 250 mijë emigrantëve shqiptarë në Greqi.{Sipas kësaj pikpamje Andreas kërkon t`i imponojë shtetit shqiptar politikat që kanë të bëjnë me popullsinë. Për më tepër kurrë nuk ka pasur ndonjë projekt në 50-të vitet e fundit që të bëjë të mundur atë që thotë kleriku guerrilas grek.-shënim}”.
Në pikët e tjera të fjalimit të mitropolitit Andreas, vihet re se “çështja epirote” quhet e barabartë me çështjet e tjera të “grekëve” në Maqedoni, Qipro, Turqi etj.
Ai si të gjithë klerikët e tjerë grekë, vazhdimisht këmbëngul që të përdoren armët për të siguruar atë që ai e quan “autonomi të Vorio-Epirit”, nën shembullin e asaj të vitit 1914, duke marrë si shembull punën e guerrilasve priftërinj si Spiridon, Vasiliev dhe Germanos, që siç dihet kanë qenë edhe “ministra” të “qeverisë” së Zografosit.
Për Andreasin, qëllimi arrihet “vetëm nëse luftojmë bashkë”. Ai këmbëngul se “çështja e Vorio-Epirit nuk ka mbaruar me vdekjen e Sebastianosit”.
Pas ardhësi i tij më këtë mënyrë tregohet në lartësinë e detyrës dhe si trashëgimtar i denjët i tij.
Ilustrim:Grekët nuk urrejnë vetëm shqiptarët
Kisha Ortodokse greke nuk është e drejtuar me propagandën e saj vetëm kundër shqiptarëve por edhe kundër të tjerëve. Për të lustruar me diçka këtë kemi cituar diçka nga një libër që është botuar në shqip në vitin 1993, nga njëfarë Magdalena Igumeni, që siç thuhet në kapak të këtij libri “banon” në manastirin femëror “Analipsos” të Kozanës në Greqi. Ky libër është përkthyer nga njëfarë Stavros Dajos, që ka mundësi duke u nisur edhe nga mbiembri të jetë ndonjë renegat shqiptar me mbiemrin “Daja”.
Në këtë libër, Magdalena përveç shpifjeve të zakonshme kundër shqiptarëve dhe historisë së tyre, sulmon pa përjashim edhe hebrenjtë, papën dhe masonët.
Nga Magdalena Igumeni dhe manastiri i vetëquajtur “i shenjtë” me emrin “Analipeos” në Kozanë, janë botuar deri në vitin 1993, 153 libra të tjerë.
Pjesë nga libri i Magdalena Igumenit “666 Antikrishti dhe skllevërit e tij” {Hebrenjtë-Papa-Masonët}: 
“Fatkeqësisht Papa me maninë e tij  të vjetër të futë nën zgjedhën e tij shqiptarët për t`i kthyer ata në katolikë, për të shfrytëzuar portet e atdheut të tyre të bukur, ndërmerr një pushtim të ri. Kësaj rradhë është Papa Inoçenti i 12-të. Me pushtimin e Shqipërisë nga ai fillon vdekja e ortodoksëve dhe latinizimi i tyre.
Ai kërkon që shqiptarët të mohojnë besimin ortodoks dhe të bëhen papistë, qoftë edhe përdhunisht.
Shqetësimi i parë i Papës, është mohimi i alfabetit grek dhe i gjuhës.
Së dyti ndalon rreptësisht çdo lloj botimi në shqip. Me urdhër të tij latinishtja imponohet edhe në shkollë. Shqiptarët i rezistojnë dhunës së shfrenuar, mijra e mijra flihohen në këtë luftë legjendare për tokën e tyre martire. Tani brenda në Shqipëri ndihet një kaos fetar dhe si rezultat, shumë gjunjëzohen para dhunës së antikrishtit për të shpëtuar jetën nga gjërat më të çmuara. Në këtë atmosferë kalojnë gati 150 vjet, derisa shqiptarët fshehtas nga pushtuesit arrijnë të botojnë fjalorin e parë greqisht-vllahisht-shqip, me ndihmën e Teodor Kavaliotit që mban emrin “Protopiria”.
Papistë kërcëllejnë dhëmbët, grumbullojnë fjalorët dhe djegin të gjitha librat e predikuesit Teodor. Ky inkuzicion ç`njerëzor, sipas librave të shenjtë, shënohet në Albanopol, në Elbasanin e sotëm.
Dhe internimet, burgosjet, vrasjet e shqiptarëve vazhdojnë. Por ata rezistojnë tmerrësisht, e megjithatë Papa fiton. Më 1881 në Shqipëri përfundimisht sundom shkrimi papik dhe imponohet alfabeti latin….”.{Pjesë nga kapitulli i tretë me titull: “Perandorët e Bizantit, mbrojtës të vërtetë të interesave të shqiptarëve faqe 15-16}
 “Shën Kozmai” sipas Magalena Igumenit
Natyrisht që meritohet që shkruhet përherë e më tepër për Kozma Etolianin dhe ndikimin që ai ka në planet e Janullatosit në Shqipëri.
Kjo figurë antishqiptare, e nderuar dhe e respektuar edhe nga Patriku Ekumenik Vartolomeu gjatë vizitës që ky kreu në vitin 1999 në Shqipëri, trajtohet edhe në librin e Magdalenës. Versionin e saj e sjellim përpara lexuesit{ pa koment sepse komentet i kemi bërë herë të tjera} nëpërmjet radhëve të mëposhtme:
“Shën Kozmai lindi në një fshat të Etolisë me emrin Megadhendro. Gjyshi ishte epirotis{Nuk ka qenë “epirotas”-shënim}. I ati kishte profesion endjen. Shën Kozmai kishte një mësues epirot, dhjak me emrin Anania dhe një farë Evgjenos Vulgaris.
Shën Kozma-Etolosi, me origjinë epirote, që në moshë të re u ngujua në Manastirin e Filotheosit në Ajo Oros ku bëhet shenjtor. Teksa shikonte popullin e vet të përvuajtur e të pushtuar….braktisi jetën e qetë dhe të ëmbël si i vetmuar dhe sulet si drer i etur për të shpëtuar shpirtrat që po gllabëronte edhe Papati ditë pas dite.
Arrin në Shqipëri ku njerëzit vdisnin të papagëzuar dhe varroseshin si qenër pa prift. Anembaanë nuk gjeje kisha dhe shkolla…
Dhe ai nisi nga shkollimi i i të vegjëlve dhe predikimi i ngrohtë duke zgjuar në shpirtin e ortodoksëve të dikurshëm shqiptarë, dëshirën e Zotit…Të respektoni pushimin e së dielës, shkoni në kisshë dhe mos preferoni “pazaret” e hebrenjve që organizojnë enkas të dielave. Mos pini raki të prodhuar në fabrikat e Evropës, sepse me atë hebrenjtë lajnë të vdekurit e tyre që t`ju ndotin.
Hebrenjtë janë padronët e antikrishtit.
Këto e shumë të tjera predikonte e profetizonte për lavdi të Zotit, ndaj edhe populli e donte me gjithë zemër. Në një letër që Shën Kozmai i dërgontë të vëllait, Krisanth-pedagog në Fakultetin Patrikan të Kostandinopojës shënonte:
“10 mijë të krishterë më duan  dhe një më urren, 10 mijë turq më duan dhe një më urren, mijëra hebrenj më urrejnë e asnjë s`më do”.
Predikimet e tij hyjnore arritën në cepin tjetër të Shqipërisë duke shpëtuar kështu nga ferri mijëra shpirtra. Më shumë predikoi në Durrës dhe në Krujë, madje edhe në Dalmaci.
Hebrenjtë e Epirit të tërbuar nga inati, e akuzuan Shën Kozmain tek pashai i Beratit si kryengritës, duke i dhënë sakaq pashait flori me grushta që të lëshonte fermanin e dënimit të tij. Dhe pashai dha urdhërin e arrestimit të Shën Kozmait, urdhëroi ta çojnë në vendin e ekzekutimit afër lumit Osum pranë Beratit.
Shën Kozmai si u fal duke falenderuar Zoton që do t`i falte kurorën martire, bekoi katër cepat e Ruzullimit dhe u dha si qengj i urtë në duat e turqve të cilët e varën në degën e një peme. Dita e flijimit të martirit Shën Kozma, mbeti 24 gushti i vitit 1779.
Paçim bekimin e tij!”.{Kapitulli i tretë faqe 20 –21}
Magdalena kundër Tregut të Përbashkët Evropian
Ndër fjalët më qesharake të Magdalenës kundër Tregut të Përbashkët Evropian{të cilin ajo e quan “fole të demonëve”, “vatër dinakësh”, “shpellë banditësh” etj}  renditen edhe këto të mëposhtmet:
“Vëlla! TPE është qendra e forcave të fshehta të hebrenjve.TPE është çarku që kap jo minjtë por shpirtrat e njerëzve që diskreditohen duke qenë lidhur kokë e këmbë me antikrishtin, në mënyrë që t`i falen atij si zot. Ç`kujton? Kaq bujare na qenka kjo TPE-ja duke shpërndarë pa karakter pasuritë hebreje, të cilat hebrejtë i fituan me kaq dinakëri duke u thithur gjakun  njerëzve në fillin e kohrave. Ç`farë gjaku? Sidomos atë të krishterëve duke ua thithur si vampir. Ç`farë janë vampirët?-Janë lakuriq nate në Brazil që jetokan duke pirë gjak njerëzor”. {Kapitulli i shtatë me titull: “Kartë elektronike ose letërnjoftim ose shenjë është e njejta gjë..”, faqe45}


 

Vijon,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
,,,,,,,,


  Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 338 339 340 341 342 343 344 345 346 [347] 348 349 350 351 352 353 354 355 356 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.