Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)
Postuar nga Vizioner datë 21 Maj 2011 - 23:04:
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Ne vend qe te rrezatojme kulture ne emigrantet te paret qe jemi ne kontakt te perditshem me kulturen europiane apo edhe amerikane, me paturpesi i fryjme zjarrit.
Fitorja eshte fitore edhe me nje vote, por ka dhe fitore morale, uroj qe te fitoje morali ne kete rast.
Pershendetje Piktoro,
Lene o mik Retoriken me fjale boshe!
Per cfare KULTURE e ke fjalen!? Per cfare zjarri!?
Pyetja qe duhet t'i beje secili vetes, kudo qe jeton eshte "Jam me Progresin apo Regresin. Jam i brymosur me ndjenja Demokrate apo Kriminale. jam per Diktatura apo sisteme Demokratike ku Ligji eshte i barabarte per te gjithe."?
Aq me shume Une, Ti dhe cilido qe jeton jashte prej kaq vitesh, i njeh me mire ato vlera, ato vlera Demokratike qe na e bejne te mundur te kerkojme te drejten tone LIRSHEM dhe PA FRIKE se do na shkelet me kembe-mohohet.
Aq me shume NE, duhet te kuptojme dhe te jemi te vetedijshem qe ne Antdheun tone eshte Instaluar nje Diktature e Re me fytyre "Demokratike".
Aq me shume Une, Ti dhe cilido qe jeton jashte Shqiperise duhet te ndjeje dhimbje, dhimbje per ate cpo perjetojne njerzit tane atje.
Dhimbje per varferine e tejskajshme (sic e ilustroji dhe Cecilia).
jane VETEM ato te Korruptuar qe kane blere shtepi e vila ne shqiperi, qe kane zene ndonje pune me marrje te majme nepermjet anarshishe te Korrupsionit te cilet MBROJNE-VOTOJNE-PROPOGANDOJNE pro Basha-ve dhe Sali-ve sepse, vetem ne keto sisteme e gjejne vetveten, i pershtatet Moralit te tyre!
Keto lloj te Korruptuarish TALLEN me ne ketej (me Ty, Mua e cilindo) qe nuk jemi bere dot Milioner, qe nuk kemi blere dot Shtepija edhe pse jemi robtuar ne pune kaq vite dhe ne fund te muajit, marrim aq sa mund te perballoje jetesen!!!
Keto njerez pa Moral dhe Karakter mbrojne Kriminelet.
Per cfare Fitorje Morali e ke fjalen!?
Moralin, votuesit e Bashes-Salise e kane ngrene me buke.
Lexo pjese nga raporti i fundit i Oraganizates e cila ven ne fund Firmen per vleresimin e Votimeve. Lexo e mendo. ketu e ke "Moralin":
OSBE/ODIHR: Numërimi nga KQZ nuk bazohet në ligj
Problemet më të rënda sa i përket administrimit të numërimit nga KQZ, raporti i vë në dukje në paragrafin vijues:
"Kodi Zgjedhor nuk parashikon drejtpërdrejt vlefshmërinë e fletëve të votimit gjetur në një kuti votimi, të ndryshme nga ajo që i korrespondon llojit të zgjedhjes për atë fletë. Ai as nuk parashikon ndonjë procedurë për vlerësimin e fletëve të votimit të gjetura në kuti të tjera. Nuk kishte asnjë vendim apo udhëzim nga KQZ-ja për këtë çeshtje përpara ditës së zgjedhjeve, dhe as manuali i miratuar i KQZ-së nuk e trajtonte këtë çeshtje, ndonëse në zgjedhjet e kaluara vendore, fletët e votimit të hedhura gabim përbënë problem. Anëtarët e grupeve të numërimit ishin trainuar për t'i konsideruar fletë të tilla votimi të pavlefshme dhe fletët e votimit të hedhura gabim ishin konsideruar të pavlefshme në Tiranë deri në mbylljen e numërimit për kryetar bashkie të Tiranës më 14 maj."
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.