| Forumi Horizont | Gjithsej 110 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit » Trego 110 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Gjakmarrja Ne Shek 21 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15870)
Nuk mund te quhet as gjakmarrje kjo e shek te XIX-te. Shume mire mund te quhet hakmarrje.
Gjakmarrja per ata qe kane lexuar kanunin eshte krejt tjeter nga kjo qe ndodh sot, prandaj nuk mund te quhet e tille.
Ne emer te gjakmarrjes shohim çdo dite qe shkojne jete njerzish kot dhe kjo eshte e dhimbeshme, por kjo ndodh sikurse e permenda mesiper sepse nuk zbatohen rregullat e kanunit.
Kudo ndodhin vrasje per hakmarrje biles edhe ne bote vetem sepse tek ne ne veri e perziejne me ate qe quhet gjakmarrje.
Edhe sikurse te jete gjakmarrje sikurse parashtrohet çeshtja eshte se rregullat e gjakmarrjes jane te pa aplikueshme , ashtu sikurse ne kohen e kanunit e deri ne kohen e Zogut, ku per malsine ligji ishte kanuni qe rregullonte jeten ne male. Sot kemi shtet ligje dhe kushtetute.
Kanuni kur fliste per gjakmarrjen se pari konsumonte te gjitha mundesite e pajtimit dhe faljes se gjaqeve dhe citoj ate qe ishte me e rendesishme, nese nuk ishte marrre gjak brenda 24 oreve te para , fisi shpetonte nga gjaku dhe derisa arrihej tek personi qe kishte vrare i cili ngujohej ne kullat e ngujimit.
Kanunin parashikonte faljen e gjakut, pagimin me pare ose edhe faljen e femijes ne djep, apo thirrjen e kuvendi te burrave , etj, etj , sipas dhimbjes qe i ishte shkatuar . Nese deshtonin te gjitha tentativat atehere kalohej ne ekstremitetin ku i lihej e drejta te merrte gjakun.
Sot kjo nuk ndodh ose eshte shume e rradhe dhe tipike per disa zona nuk mund te quhet gjakmarrje , quajeni si te doni por vetem gjakmarrje qe ka lidhje me zakonet dhe kanunin jo.
| Gjithsej 110 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit » Trego 110 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.