Forumi Horizont Gjithsej 430 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- ç'eshte dashuria?!! Ja si e konceptoj une! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=178)


Postuar nga Ami- datë 18 Janar 2003 - 17:53:

Nuk më pëlqen mënyra kompetitive që po zhvillohet në një diskutim kaq ndjenjësor.

Të kemi parasysh që ne që po diskutojmë jemi të ndarë në dy grupime. Këto dy grupime janë të përbëra nga karaktere të ndyshme, nga mentalitete dhe formime po të ndyshme.

Të gjithë në botë kanë të drejtë të dashurojnë dhe askush nuk mund të gjykojë dikë tjetër pse dashuria e tij është aventureske, jashtë normave apo jashtë doktrinave.

Dallimi midis këtyre dy grupimeve që shprehin mendimet në këtë temë është i vjetër sa vetë bota. Që në Iliadën e Homerit kemi rastin e Akilit të cilit i paraqitet një zgjedhje e këtij lloji:
.... Të kishte një jetë të shkurtër dhe heroike e të lavdishme....
apo ..... Një jetë të gjatë, të pasur, të qetë, të lumtur....

Kemi kaluar të tërë besoj në fazën e dashurisë së çmendur, por zjarri që e ndez këtë dashuri është pikërisht edhe ai që e djeg. Pra kur njeriu niset thjeshtë nga një shtytje e momentit do të thotë që nuk e mendon gjatë. Aventurat janë të bukura edhe të gjithë i duam t'i përjetojmë. Por çfarë lënë pas ato?????
Fajtori thotë që ai vetë apo cifte të martuarish kanë këtë shpirt aventurier. Po sikur të gjithë të ndiqnim instiktet çfarë rruge do të merrte familja apo fëmijët etj etj. ?????

Mua personalisht më pëlqen ndërtimi i një jetë të qetë, pa të papritura. Nuk është e thëne që jeta ime të jetë e mërzitshme apo e njëtrajtshme pa dashuri edhe pa fantazi. Unë dashurinë e konceptoj në një raport total me njeriun që kam në krah. Pra më pëlqen të punoj me të, të shëtis me të, të mësoj me të, të fle me të, të bëj dashuri etj etj. Pra ato që i bëja përpara vetëm t'i bëj së bashku me njeriun e zgjedhur. Kjo nuk do të thotë që unë jam homoseksual apo që nuk di të rri me një femër, apo nuk di të bëj një femër për vete. Nga experienca ime mund të them se çdo femër është ndryshe nga tjetra, dhe një mashkull duhet t'i përshtatet. Zotësia është të arrish të përputhesh me çdo tip femre. Por unë atë fazë eksplorimi tashmë e kam kaluar kam njohur karaktere të ndryshme femrash, mentalitete të ndryshme, formime të ndyshme, pasione të ndyshme. Këto eksperienca më kanë pjekur, më kanë formuar dhe kanë pasuruar instiktet e mia te reagimit. E gjitha kjo mendoj është rruga ku pregatitet çdokush prej nesh për të përballuar fazën më të rëndësishm të jetës, REALIZIMIN.
Unë veten time të realizuar e quaj kur të kem krijuar një siguri ekonomike, të kem mbaruar shkollën, të punoj për llogari time, të ulem në drekë e të lexoj ndonjë libër, dhe pasdreke të dal shëtitje e të shkoj në teatër apo në kinema.
Ndokush nga ju (fajtori i pari) do më gjuajë me domate, por kjo është ëndërra ime e realizimit. Unë nuk e shoh vehten duke përdhunuar sekretaren, duke pirë shampanjë nëpër nighte, apo duke bërë gara me makina.
Secili nga ne ka të drejtën të dashurojë dhe të ëndërrojë mënyrën e vet të jetesës ndaj edhe komentet kompetitive për mua shprehin injorancë dhe vetkënaqësi. dashuria është një ndjenjë hyjnorë, ëndërra gjithashtu. Ndaj askush tjetër nuk mund të ndërhyjë në mjedisin personal të një njeriu.


  Gjithsej 430 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.