Forumi Horizont Gjithsej 47 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kujdes gazeten Shekulli, po manipulon lexuesit ne heshtje! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18127)


Postuar nga Vizioner datë 16 Shtator 2011 - 20:40:

Tiranë, policë bashkiakë kërcënojnë gazetashitësit: Hiq Shekullin ose të hoqëm kioskë

Një patrullë e policisë bashkiake ka kërcënuar sot pas mesditës disa nga gazetashitësit në Tiranë, që të heqin gazetën “Shekulli” nga hapësira ekspozuese e gazetave ndryshe do t’i hiqnin kioskën. Një nga incidentet sapo ka ndodhur me shitësin Bashkim Doraci në pikën e shitjes pranë Rrugës së Elbasanit, në afërsi të kompleksit të lojrave “7 xhuxhat”. Z.Doraci tha se policët bashkiakë kanë ndalur para kioskës së tij dhe i kanë kërkuar të heq nga ekspozimi gazetën “Shekulli”. Shprehja e tyre ka qenë: “Përse e mban Shekullin aty, apo do që ta heqim kioskën si atij tjetrit”?

Kjo është e disata herë që policë bashkiakë implikohen në incidente të lidhura me prodhimin dhe shitjen e gazetës Shekulli. Në kopertinën e sotme të Shekullit është evidentuar SMS-ja kërcënuese ndaj dy inspektoreve bashkiake Etleva Duro dhe Anila Çobani të cilat u goditën 10 ditë më parë nga shefi i policisë bashkiake Florenc Hoxha brenda zyrave të Bashkisë së Tiranës duke krijuar një nga precedentët më skandalozë që ka ndodhur ndonjëherë brenda zyrave të administratës lokale.

Redaksia i bën thirrje drejtuesve të bashkisë së kryeqytetit, të ruajnë qetësinë dhe të respektojnë rregullat dhe institucionet.


------------------------------




p.s. Ja, Qazim Mulleti, filloji te veje rregullin, t'i ndaloje te jepen ne Tirane "Koncerte" te padeshirueshme!!!


  Gjithsej 47 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.