Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)


Postuar nga robert datë 23 Shkurt 2013 - 00:11:

(vazhdim) Albania ka pësuar vitet e fundit jo vetëm një rënie arsimimi, Arbëria ka patur vitet e fundit jo vetëm një rrjedhje të brumit njerëzor, por Shqipëria është mbushur vitet e fundit me dhjetra mijra e ndoshta me qindra mijra shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë, pa përfshirë të huaj nga Turqia dhe vendet arabe, njerëz me nostalgjira fetaro-nacionale të mesjetës, njerëz që jo patjetër kanë marrë pjesë direkt në rezultatin e mësipërm, por indirekt ndikojnë sado pak në mentalitetin kosovar-maqedon e deri diku atë verior shq, po dhe qeveritar deri diku, në shikimin e ëndrrave me sy hapur të realizimit të çdo dëshire, dhe mos-uljen aspak të urrejtjes që shumë kosovarë ushqejnë ndaj armikut të përbashkët shekullor të arnauto-turqëve, atij sllav.
Në këtë rezultat prej 78 % të njerëzve që bashkohen me idenë e armikut të tyre, pra që i bëjnë një shërbim të ri nacionalistëve serbë, janë këta të ardhur në Shqipëri nga Kosova, si dhe shokë, miq e të afërm të tyre. Këta, duke u rritur në Jugosllavi nën një frymë nacionaliste serbe që ka ndikuar tek këta, frymë kjo që kishte intesitetet e veta në periudha të veçanta e të ndryshme, duke qenë në disa drejtime më pak të zhvilluar nga popullsia serbe, sepse edhe nëse flasim për një farë zhvillimi në Kosovë, ky fillon pas luftës së dytë botërore, pra ky pozicion i bën të paktën gjysmën (e ndoshta shumicën) e kosovarve ti shfaqin hapur komplekset e tyre ndaj serbëve në përgjithësi, (gjithmonë kosovarët flasin me përçmim për serbët dhe gjithshka serbe, rallë dëgjon ndonjë me gjykim më neutral, mjafton të shikoni për këtë vetëm shkrimet gazetareske të shumë gazetarve kosovarë, si p.sh Milazim Krasniqi tek gazeta Start e deri diku edhe të Veton Rugovës po aty, -ky i dyti më i llogjikshëm), nga të gjitha këto efekte dhe afekte të trashëguara nga ish-jugosllavia, këta shqiptarë të kosovës kanë votuar për këtë rezultat. Kështu ata kanë votuar për armiqtë e tyre, nacionalizmin serb. Verbëria e tyre, sinonim i mentalitetit të tyre, i ka bërë të thonë se nuk kanë frikë nga ajo tezë që armiqtë e tyre u kanë ngjitur shqiptarve! A mund tu bëhet një shërbim më i madh nacionalizmave rreth e rreth Shqipërisë?!? Jo, për mendimin tim, nuk mund ti bëhet. Ky është një nga ato raste që përmbledh proverbi i urtë popullor: injoranca është pre e së keqes! Shqipëria është mbushur sot me injorantë. Dhe me injorancë nuk kuptojmë paditurinë. Jo, kjo është gjysma e së keqes. I padituri ndihmohet, i tregohet dija. Ndërsa injoranti e injoron dijen. Atij i pëlqen gjëndja e tij dhe nuk kërkon më tej, as i intereson më shumë. Këta injorantë në vend që ta bëjnë Shqipërinë e Madhe, ata do ta çbëjnë edhe këtë Shqipëri që është, dhe së fundi do largohen duke lënë për një kohë të gjatë një karakatinë të kalbur. Këta injorantë, ngaqë nuk arrisin dot të ngrenë një shtet të tyre kosovar në Kosovë, mundohen ti gjejnë të këqiat e tyre tek ata që nuk i mbështesin për bashkimin e trojeve shqiptare. Ata vetë as nuk dinë cilat troje konkretisht, as se si do bëhet kjo punë dhe as besojnë se do realizohet një gjë e tillë. Po-po, ata nuk besojnë me tërë mend në ato që thonë! Por të paktën ata kanë gjetur qysh tani fajtorët për pazotësinë e tyre në ngritjen e një shteti kosovar. Këta armiq jemi ne pjesa tjetër e shqiptarve, që nuk tërhiqemi symbyllas prej hunde në idera mesjetare. Ndërkohë që ne po përpiqemi (apo të paktën dëshirojmë) të krijojmë një Europë sa më të unifikuar, pra kombet dhe etnitë do emulsohen nga dekada në dekadë tek njëra-tjetra, një pjesë e mirë e shoqërisë kosovare, deri diku ndoshta edhe ajo shqiptaro-maqedonase, kërkojnë konfederatën shqiptare pa konsoliduar shtetin e tyre një herë!!! (vazhdon)


  Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.