Forumi Horizont Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK. Partizani (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2264)


Postuar nga qershor13 datë 03 Shkurt 2004 - 13:59:

Mema: E dua një miqësore me Tiranën

Trajneri i Partizanit, pas ndërprerjes së kampionatit, ka planifikuar disa takime me rivalet për titull.

Për shkak të turneut të Norçias, trajneri i të kuqve, Sulejman Mema, e ka ndryshuar disi mënyrën e stërvitjes së Partizanit, ndërkohë që ka planifkikuar disa miqësore, ku bën pjesë edhe ish-ekipi i tij, Tirana. Dje pasdite, ekipi kryeqytetas ka zhvilluar një seancë disi më ndryshe se ditët e tjera, pa ndonjë ngarkesë të madhe fizike. Duke qenë se ndeshja e javës së tretë do të jetë më 22 shkurt, trajneri Mema, për sa i përket kohës në dispozicion, thekson se pozitiv është fakti për të përmirësuar diçka, por nga ana tjetër ekipit do t'i mungojnë për shumë kohë pesë futbollistë: "Ekipi do të vijojë rregullisht stërvitjen për takimin e radhës kundër Teutës, që për ne konsiderohet tepër i rëndësishëm. Në fakt, do të ishte mirë që t'i kisha të gjithë lojtarët në dispozicion, sepse për dy javët e mbetura nuk do të jenë në stërvitje pesë futbollistët e formacionit bazë. Gjithsesi, stërvitja do të vijojë sipas planeve më lojtarët e mbetur, që të jemi sa më të përgatitur për pjesën e mbetur të kampionatit," - thotë trajneri i të kuqve. Gjatë këtyre tri javëve, trajneri i Partizanit, përveç stërvitjes së zakonshme, ka planifikuar të zhvillojë edhe disa ndeshje kontrolli për të parë herë pas here gjendjen e lojtarëve. "Me përjashtim të Teutës, me të cilën do të luajmë në takimin e radhës, kam dëshirë të zhvilloj miqësore me të gjitha ekipet e tjera të kampionatit. Madje do të ishte mirë që gjatë kësaj kohe të zhvillonim miqësore me ekipet e forta, si me Tiranën, një rivale për titullin kampion. Por më parë duhet të bisedoj me drejtuesit e klubit, që të negociojnë më pas me klubet respektive," - thekson trajneri Mema.
Pas largimit të Bylykbashit, Ndrekës dhe Muzakës, sot Partizanit pritet t'i largohen edhe dy futbollistë të tjerë. Ardit Beqiri dhe Robert Grizha i kanë bërë gati valixhet për t'iu bashkuar pjesës tjetër të lojtarëve mnë turneun e Norçias. Ndërkohë, trajneri Mema, që duket i shqetësuar për pesë futbollistët e larguar, nuk i fsheh nga ana tjetër rezervat për turneun e Italisë. Sipas tij, ky turne nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, ndaj do të ishte mirë që të mos planifikohej fare për t'u zhvilluar.


  Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.