Forumi Horizont Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Si ndihen fëmijët përballë një lidhjeje të re të mamit? - Jepni mendimin tuaj - (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2480)


Postuar nga IQVLORA datë 16 Maj 2008 - 18:50:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Giasu piktor.

Femijet jane gjithmone xheloze Piktori im, mbaj mend veten time edhe kur isha akoma studente, nuk me pelqente ideja qe mamaja ime te behej e bukur ne mengjes kur shkonte ne pune. Me pelqente kur e sodisja une ne shtepi, por jo ta sodisnin te tjeret.

Po keshtu ndosh edhe me mua tani, une pres ndonje fjale te mire, femijet kthejne koken nga ana tjeter, kur une i pyes : "si dukem sot".

Kjo vjen jo se nuk na duan femijet, por na duan shume.

Tani qe mamaja ime eshte afer 75, dhe duket shume e re, tashme une jo vetem qe nuk jam me xheloze, por dua une vete t'i gjej nje shok te mire te pershtatshem per te, qe ajo te kaloje vite te lumtura pleqerie.

Kjo nuk do te thote disrespect per babane tim, perkundrazi shume dashuri per nenen time, edhe pse ajo me shikon me cudi dhe qesh me te madhe.

Pra femijet vertet ndryshojne, por edhe neve ndryshojme i dashur Piktor.

Une isha ajo qe nuk doja ta shihja memen time me te kuq buzesh kur ishte e re, une jam ajo qe dua t'i gjej nje njeri te mire te kaloje ditet e renduara te pleqerise.




Te lumte mikja ime !Jane shume te verteta ato qe thua.Fjale te mencura te nje zonje simpatike dhe inteligjente.Pak a shume edhe une kam vuajtur nga e njejta sindrome kotka.Kishte raste qe shkonim ne dasma me te dy prindrit.Ne dasem do te kercesh me te njohur e te panjohura.Kur ime me kercente me ndonje te panjohur,po ashtu edhe im at, atehere une pelcisja nga inati dhe kish ndodhur qe sime meje i kisha thene menjane qe te mos kercente me te panjohur..Nuk doja pra.Kur i mendoj tani me vjen per te qeshur me veten time.Kuptohet qe kam qene femije dhe dashuria e lidhja me prindrit ishte shume e fuqishme.Tani edhe pse prindrit e mij jane pleq,80,72 une i dua te jene te rinj e te rrojne shume.Keto lloj ndjenjash e perceptimesh per jeten e prinderve kur je ende i paformuar,je femije jane te natyreshme per kedo.Kam vene re qe djali im i vogel i terheq vrejtje sime shoqeje per ndonje veshje.Degjoje me thote mua ajo dhe ne qeshim me te.Por mesoni nje dicka nga une.Kush nuk e ka provuar jetesen pa njerin prind,mos e provofte kurre.Njerka u be edhe bakllava dhe nuk e hengren femijet e gjetur tek burri!!!!!!!!!!!Por jeta duhet vazhduar.Kush eshte i zoti me'' lufte'' e perpjekje te vazhdueshme mund t'ja arrije t'ja dale edhe ne keto kushte.

Respekte per ju kotka


  Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.