Forumi Horizont | Gjithsej 60 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit » Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Eshte e vertete femrat jane subjekt me i lehte drejt nje autoviktimizmi te tepruar?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2949)
po lexoja disa nga komentet ketu dhe mendoj se te gjithe ju nuk beni gje tjeter vec vertetoni stereotipin e femres si viktime.
Ne fakt, insomnia femra qe kur lind edukohet si nje qenie e brishte, i mesojne se ajo nuk eshte e zonja e vetes, se nuk mund te mbrohet, se nuk mund te rrihet me nje burre, se nuk mund te dale naten vetem, pasi mund ta perdhunojne e te tjera si keto.
Kur femrat rriten, nje pjese prej tyre jane mese te bindura se kjo eshte e vertete dhe per kete arsye, kalojne ne varesi te plote ndaj mashkullit qe kane per krah (babai, vellai, burri, djali) dhe vetem kur nuk ka ndonje mashkull perqark, heq dore nga te qenit viktime. Keto lloj femrash jane viktima te pavetedijshme.
Nje pjese tjeter femrash, kur rriten e kuptojne se te qenit viktime nuk u pershtatet, por e perdorin kete si nje vegel per te manipuluar meshkujt. Kjo do te thote, se ato kerkojne qe burrat t'ju mbajne cantat, t'u japin leke, te rrine me edhe pse kane dashnore etj etj etj. Keto femra jane viktima te vetedijshme.
Ka dhe nje grup te trete, te cilat, kur rriten e kuptojne trapllikun e viktimizimit dhe heqin dore prej tij. Per to femra eshte njeri dhe si e tille ka aftesite dhe te metat e veta si cdo njeri tjeter. Ne kete kuader ato shfrytezojne aftesite e tyre me te mira per te bere perpara, dhe nuk autoviktimizohen per mosarritjet e veta. Keto lloj femrash ne Shqiperi i quajme burrnesha!
Kjo behet sepse burrat kane frike se mos grate jua marrin ne kthese dhe kthehen te gjitha ne karaktere te forta (gje per te cilen mendoj se te gjitha e kane potencialin, por nuk e dine qe e kane). Duke i quajtur burr -nesha, ata duan te thone se keto femra po humbasin tiparet femerore (ate qe disa e quajne feminilitet), te cilen e kategorizojne si dicka negative, qe duhet evituar. Kjo propagande influencon grupin e dyte, qe hiqet si viktime edhe pse e di fare mire qe nuk eshte.
kaq per tani se u zgjata!
Gjithsej 60 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit » Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.