Forumi Horizont Gjithsej 212 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Ne na krijoi nje krijues po krijuesin kush e krijoi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6777)


Postuar nga jimmy84 datë 27 Maj 2005 - 00:47:

Plloshtani dukesh qe kohet e fundit ke lexuar "Sekretet e gatimit dhe te kulinarise" Nga e di une qe Krishti nuk eshte ringjallur sipas Kuranit? E kam lexuar. Po sikur librat e Shenjte te jene ndryshuar? Per Kuranin jam skeptik ose me sakte nuk jam i sigurte. Per Biblen? Jam plotesisht i sigurte (bindja ime) qe eshte ndryshuar, dhe RRENJESISHT biles.

Isra,ate po perpiqem te kuptoj edhe une? Prandaj po e vras mendjen. Nganjehere edhe do gabojme, nganjehere do ja fusim edhe kot, po e rendesishme te pakten eshte perfundimi. (sic thone italianet "Nqs perfundon puna mire,gjithshka eshte ne rregull.") Pra une po perpiqem qe kur te me vije ora per te shkuar andej nga "lagjja tjeter" te mos shkoj ashtu si erdha. (Lexo thenien poshte ) Po shpresa vdes e fundit -thone.
Pershendetje

Indriti. Cfare te te them une ty mor lal. Ti e merr Kuranin fjale per fjale. Nuk kupton gje ashtu. KURANI eshte komplet ALEGORIK. Po ta vrasesh pak mendjen do e kuptosh qe Kurani (dhe Bibla bashke\) verteton pikerisht EVOLUCIONIN. (u habite?) Mos u habit.
Pikerisht Gjeneza thote : Adami dhe Eva para se te hanin frutin nuk dallonin dot te MIREN nga e KEQJA. Kush e dallon te miren nga e keqja? MENDJA. Pra Adami dhe Eva nuk kishin MEND. Kush nuk ka mend? KAFSHA. Cfare simbolizon fruti i ndaluar? Per mendimin tim perfaqeson MENDIMIN, vrasjen e mendjes. Cfare eshte ne fakt "ngrenia e frutit" ? Kete nuk e kam kuptuar. Shresoj ne te ardhmen ta kuptoj.
Me teper nuk kam cfare te te them. E kam thene edhe njehere tjeter, "ti e ke mendjen e mbushur". (Ajo ta mbushi mendjen mor bir? Jo, teto e kisha te mbushur )
Ah se harrova, ato qe the (te dhenat shkencore) nuk e ve ne dyshim qe jane te verteta. Eshte tjeter gje ajo qe ve une ne dyshim. Une nuk ve ne dyshim as ekzistencen e Zotit. Vetem se une Zotin e "imagjinoj" pak me ndryshe nga ju.

Pershendetje njerez, dhe mos u merzitni. Ketu jemi, flasim prape.


  Gjithsej 212 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.