Forumi Horizont Gjithsej 80 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 80 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Sali Berisha, patriot, tradhetar apo...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7493)


Postuar nga Perendia datë 05 Mars 2005 - 00:50:

Për spartacus, positive, marsholi, etj...

Po sqarohem edhe 1 herë para se të filloj mesazhin: as dua e as kam ndërmend të mbroj Saliun, por më duket sikur po na tregoni përralla me gogolin.
Kësaj që po bëni, me të gjitha "faktet" (dmth propagandën) që po sillni (po bëni), në Labëri i thonë "t'ja futësh si kau pelës" (të më falni për fjalorin e popullit shqiptar!).
Duke lexuar mesazhet tuaja duket sikur në Shqipëri, para ardhjes së Saliut në pushtet, kishte vetëm ëngjëj e yllka shembullore dhe në '92-shin u ça toka, doli Luciferi dhe, pasi u mishërua tek Sali Berisha, volli flakët e ferrit mbi parajsën shqiptare.
Dhe tregimi i përrallave të tilla ndo1 herë ka efekte të kundërta nga ai që doni të shkaktoni ju.
Folklori shqiptar është i pasur me përralla me gogol (për fëmijë), pse kërkoni t'i shtoni edhe 1 tjetër?

P.S. Nuk e di në ky mesazh është jashtë teme a jo, por ka kaq tema të hapura me të njëjtin qëllim saqë s'dija ku të shkruaja.


  Gjithsej 80 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 80 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.