Forumi Horizont Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)


Postuar nga Fajtori datë 05 Maj 2005 - 06:51:

Me ne fund nje reagim i dukshem.

Me behet qejfi qe copeza shprese kane mbetur akoma ne zemren e burgosur te nje shqiptari qe jeton ne Paris, por perceptimet dhe perjetimet shqiptare mbeten te pakomompensueshme. Keshtu qe pervec leximit te konstatimeve dhe diskutimeve nuk mbetet gje tjeter te behet. Sidoqofte kam pershtypjen se Gjon Buzuket dhe vellezerit Frasheri do ndiheshin te fyer teksa pergojohen ne cdo rast duhet injektuar nacionalizem apo optimizem. Ve bast qe ata do e imagjinon ndryshe Shqiperine ne vitin 2005. Dhe ndryshe Shqiptaret...
Qe te zbresim nga abstraksionet emocionale mund te shikohet nje seri e Portokallise me bustet e tre vellezerve Frasheri si subjekt.

Konstatimet sherbejne ne cdo hap te jetes se njeriut. Ne cdo moment duhet te konstatosh ku ndodhesh qe te dish ku do shkosh dhe nga do i biesh. Madje eshte ne bazen e diskutimit konstatimi i nje gjuhe te perbashket qe te llogjikohet mbi nje argument. Keshtu qe baza e nje zhvillimi eshte analiza, kritika dhe autokritika. Ka gjithmone fitues dhe te humbur, te vjeter dhe moderne, seks dhe antiseks, epshe dhe fe, dashuri dhe urrejtje. Per hir te ketij konstatimi me duhet te lexoj mes rrjeshtave me siper tufanin pas qiellit te kristalte. Ju Maubert me thoni cila eshte alternativa juaj. Cila eshte rruga, e ardhmja, sasia e baltes ku une do rris kelyshet e mi te lumtur. Me thoni ku do i rrisni ju se paku. Me thoni dicka qe del nga emocionet e momentit apo nga krenaria e te shkruares dhe projektohet origjinalisht ne te ardhmen. Me tregoni firmen tuaj ne Shqiperine qe mendoni.

Pervec ketyre fjaleve nuk mendoj se ka vlere vazhdimi i alibise shqiptare te mos-zhvillimit, te mos-respektit, te mbijeteses, te se shkuar te lavdishme, te forcave grabitqare dhe shoviniste etj. Jemi une dhe ti ne kete moment. Ketu niset cdo diskutim dhe projekt (me kujtohet dikush qe me ka thene "Cdo sukses lind nga nje enderr"). Ketu nis baza e diskutimit. Tek e fundit une mund te jem edhe i ekzagjeruar ne deshiren time per ndryshim, per Shqiperi, per seks, per respekt, per "insight", por kjo eshte menyra ime e te parit te botes. Nese duam ta shikojme pak me konstruktivisht realitetin cdo kohe eshte si nje vrime ku intelekti yne hyn per te pjelle ndryshim dhe sukses. Duke qene se une jam qejfli i ketyre koitove i perdor shpesh vrimat ne metaforat e mia. Prandaj nuk ka pse te shihet cdo vrime si vrime halesh miku im. Kemi perpara vetem nje vrime. Se cfare mund te behet me te eshte ne fantazine tone. Thirrja ime fillon me idene per larje si fillim. Nuk e di si ju duket kjo ide por mendoj se ka pasur edhe precedente franceze ne larje vrimash dhe shoqerish me perpara. Ndoshta keto freskime higjenike bejne qe edhe Franca, ku ju jetoni, te jete me i shijshem per te kaluar vitet e jetes.

Se fundi, jam dakort te vazhdojme me diskutime, me kusht qe te mos thurim tregime dhe novela. Mua me pelqen te analizoj gjera dinamike dhe jo fotografi nostalgjike nacionaliste. Nuk me intereson Gjon Buzuku me shume sesa me intereson vetja ime si SHQIPTAR, pra si qytetar i kesaj bote me prejardhje shqiptare qe mund te jetoje ose te punoje ne Shqiperi. Ne sforcot dhe kalbesirat e perjetimeve te mia perfshihen diferencat mes dy kulturave qe kam perftuar. Qe te ndihem edhe shqiptar edhe qytetar i botes me duhet te mos mbetem i dyjezuar mes emigrimit dhe pseudo-nacionalizmit. Me duhet te bashkoj dy qeniet e mia pra, nje sforcim qe shume emigrante as qe marrin mundimin ta bejne. Shpresoj te me kuptosh tani dhe ti futesh dhe ti rruges se sforcimeve per te arritur te jesh qytetar i botes me pashaporte te rregullt, pa viza dhe oportunizma ekonomike. Shpresoj gjithashtu te mos mbizoteroje teologjia dhe konservatorizmi ne emocionet e tua. Do kishim me shume per te diskutuar.

--------------------
P.s. Ju pelqen apo jo, ata qe ju mbani si shtylla shpetuese, pra rilindasit, kane qene konstatuesit me te mire te kohes se tyre. Jo me kot mundoheshin te zgjonin popullin me vargje. Si per cudi ju kritikoni konstatuesit e sotshem, te vetmit qe po thone dicka reale mbi Shqiperine. Flas per njerez si Mustafa Nano apo Fatos Lubonja e shume te tjere qe gjerat mundohen ti thone troc pa i veshur me kostumet popullore dhe populiste qe jane mesuar shumica ti lexojne.


  Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.