Forumi Horizont Gjithsej 51 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 51 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Lajmet e fundit nga Kosova dhe Rajoni. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8617)


Postuar nga ksenia datë 22 Maj 2006 - 11:41:

Kontrata e firmës juridike “Venable” me Këshillin Kombëtar Serb për Kosovën e Metohinë

Më 24 prill të vitit 2006, gazeta e Kapitol Hillit “Roll Call” dhe më 1 maj dhe seksioni i “Legal Times - Full Disclosure: New and Notes from K. Street”, i botuan raportet e para, sipas të cilave “Venable LLP”, njëra ndër firmat kryesore të lobimit ligjor në Uashington, “në marsin e këtij viti, kishte lidhur një marrëveshje me Këshillin Kombëtar Serb për Kosovën e Metohinë, një grupim ky që paraqitet në emër të serbëve të zhvendosur të Kosovës pas ndërhyrjes së NATO-s, në vitin 1999”. Të dy gazetat shkruanin se “Venable” gjatë gjashtë muajve të parë do të marrë 600 mijë dollarë në këmbim të furnizimit të këtij grupimi me “planet strategjike dhe taktike të çështjeve të politikës së jashtme të parashtruara para qeverisë amerikane”. Njoftimi i bërë në “Roll Call” bënte me dije se “Venable” do të marrë nga 100 mijë dollarë shtesë për çdo muaj vazhdimi të kësaj kontrate. Kontrata mban datën e 22 marsit të vitit 2006, është e nënshkruar në përputhje me Aktin e regjistrimit të agjentëve të jashtëm pranë Departamentit amerikan të Drejtësisë dhe është nënshkruar midis kompanisë “Venable” dhe Këshillit Kombëtar Serb të Kosovës dhe Metohisë. Venable prezantohet këtu me nënshkrimin e Xheims Xhatras (James Jatras) dhe kontrata përfshih këto pika:
“Dhënia e këshillave strategjike dhe planifikimeve taktike për çështje të politikës së jashtme të ngritura para Qeverisë amerikane (degëve të ekzekutivit dhe të legjislativit) dhe puna në media”. Shërbimet e “Venable”-it ndaj Këshillit Kombëtar Serb “do të përfshijnë edhe çështje që i përkasin shërbimit të medies Global Strategic Communications Group që vepron nën drejtimin e Venable për ta përfshirë përgatitjen dhe daljen në medie, asistencë në përpilimin e deklaratave politike, botime të shkrimeve të natyrës “opinione” dhe editoriale, me botim të të dhënave të vazhdueshme elektronike, monitorim të mediave, formimin dhe administrimin e një këshilli amerikan të politikës, përzgjedhja e medies së paguar si dhe raportim dhe këshilldhënie tjetër”.


  Gjithsej 51 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 51 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.