Forumi Horizont | Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 345 346 347 348 349 350 351 352 353 [354] 355 356 357 358 359 360 361 362 363 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)
Zotit Anastas Janullatos, Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare
21 Qershor 2006
I nderuar z. President:
I nderuar z. Kryeministër:
I nderuar z. Prokuror:
Ngjarjet rreth zhvarrimeve të kryera në dy fshatra ortodokse shqiptare të rrethit të Përmetit kanë tronditur rëndë të gjithë anëtarët e forumit Alb-Shkenca. Me sa duket shndërrimi i mjediseve të faljes dhe meshimit në një magazinë makabre arkash me eshtra të ngatërruara, ka në qendër të saj angazhimin e klerikëve ortodoksë të udhëhequr prej Kryepeshkopit Janullatos dhe përbën një akt diskretitues dhe kompromentues të hierarkisë klerikale ortodokse por edhe të autoriteteve ligjore shqiptare.
Është për t’u shqetësuar që prokuroria e shtetit shqiptar vetëm pas gati një muaji që kjo çështje ka nisur, arriti të “bindë” priftin Thomollari të dorëzojë çelësat e kishës, me qëllim tërheqjen e arkave me eshtrat e zhvarrosura për ekspertim. Në një kohë kur Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për Asociim-Stabilizimin me Bashkimin Evropian, një akt i cili e sjell popullin shqiptar një hap më pranë Bashkimit Evropian, akte të tilla janë një shkelje flagrante e konceptit të një shteti ligjor. Anëtarët e forumit dhe institutit në krijim Alb-Shkenca kërkojnë prej organeve përkatëse të shtetit shqiptar që të zbardhin ngjarjen deri në detajet e saj më të imta dhe të bëjnë publike të gjithë rezultatet hetimeve.
Është për të ardhur keq që ndërkohë që ngjarjet janë zhvilluar nga Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare, posaçërisht drejtuesit të saj Kryepeshkopit Janullatos, nuk ka ardhur ndonjë reagim që të shfaqë distancimin e Kishës Ortokse Autoqefale Shqiptare nga ky akt jo-human, distancimin e saj nga prifti Thomollari, dhe shprehjen e keqardhjes së saj për tronditjen që i ka shkaktuar ky akt opinionit shqiptar në tërësi. Përkundrazi Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare në një deklaratë të saj të javës së kaluar bën me dije, se eshtrat u përkasin ushtarëve grekë dhe me këtë duket kërkon t’i mbyllë rrugë hetimeve të Prokurorisë, të vulosë aktin e zhvarrimit të civilëve shqiptarë dhe t’u heqë të drejtën familjarëve të të ndjerëve për t’i kryer shërbesat përkujtimore të humburve të tyre. Për më tej kjo deklaratë e fundit krijon potencial për një konflikt të mëtejshëm, për të cilin përgjegjësinë do të mund të mbajë Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe krerët e saj drejtues.
Duke patur paraysh sa më sipër ne kërkojmë që:
(a) Kryepeshkopi Janullatos të kërkojë ndjesë publikisht për ngjarjen makabre të zhvilluar në mjediset e kishës në të cilën ai drejton, për vonesën në dorëzimin e eshtrave të zhvarrosura autoriteteve kompetente dhe deklaratën më të fundit që i deklaron eshtrat e zhvarrosura si të ushtarëve grekë.
(b) Përveç kësaj ne kërkojmë nga organet ligjore që personat përgjegjës për këto ngjarje t’i nënshtrohen përgjegjësisë ligjore sipas ligjeve në fuqi të shtetit shqiptar.
Forum i Studiuesve Shqiptarë dhe Instituti në krijim Alb-Shkenca
per kete autoqefali e kishte fjalen arbereshi mduket.apo jo?
Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 345 346 347 348 349 350 351 352 353 [354] 355 356 357 358 359 360 361 362 363 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.