Forumi Horizont | Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 346 347 348 349 350 351 352 353 354 [355] 356 357 358 359 360 361 362 363 364 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)
Asht frikë kjo ndjenjë
frikë më ia vu veshin e më dëgjue shpirtin,
frikë me pa vedin në pasqyrë kur jam tuj mendue për te.
Asht frikë kjo ndjenjë,
frikë se nuk do të di se si,
nuk do të di përse,
nuk do të di kur
dhe në ç’mënyrë...
Po asht nji frikë e bukur,
se në vend që me m’tremb,
e me m’ul galuç n’heshtje,
ban që mendimet me vesh këpucët e dëshirave
e me rend mbas tij si një fëmijë
m’ban me i shkue mbrapa
me iu var në qafë,
me iu var në supe,
me iu ba hije,
me iu ba lëkurë,
me iu ba mendim,
me iu ba dëshirë,
me iu ba ndjenjë.
04/03/2011
Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 346 347 348 349 350 351 352 353 354 [355] 356 357 358 359 360 361 362 363 364 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.