Forumi Horizont Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 348 349 350 351 352 353 354 355 356 [357] 358 359 360 361 362 363 364 365 366 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Tulipani datë 16 Shkurt 2009 - 21:48:

Revolutionary Road

Citim:
Po citoj ato që tha Donika Arianiti
Ah jo, po te pyesja per Revolutionary Road, nese e kishe pare...pavarsisht se me pelqeu si film..shume i arritur...fundi i tij mu duk pak ekstreme...dicka nuk me qendroi mire...sikur mungonte dicka...por nuk munda te kuptoj se cfare? Mbase prisja nje "dhe ata jetuan te lumtur ne jete te jeteve" Shpresoj qe jo...
Gjithesesi po ta kishe pare, isha kurioze te dija nqs e kishe dhe ti ate mendim..



Me pelqeu te shikoja Di Caprio-Winslet perseri bashke por kesaj rradhe ne nje film per te rritur ... Nese shkoni ta shikoni harrojeni romanticitetin e ciftit te Titanikut qe na pelqente aq shume ne vajzave kur ishim te vogla
Ne kete histori (do ta ndjejne me afer ata qe e kane provuar martesen) perralla prishet, 2 protagonistet martohen, kane femije, nje shtepi te bukur, miq e nje jete ne dukje te lumtur. Pertej fasades ama fshihen 2 njerez qe s'kane me dialog, ai qe urren punen e tij, ndersa ajo nje shtepiake e merzitur qe deshton per tu bere aktore, e si kornize kane dashurine e tyre tashme te mbaruar. Rrine bashke vec per zakon e sepse kjo eshte rruga me e lehte per ti hedhur tjetrit deshtimet e veta, bile dhe tradhetia behet vec nje nga detajet e kesaj via crucis te perditshme duke perjashtuar vetem disa momente kur duket sikur rizbulojne ate ndjenjen per te cilen ishin martuar por qe ne fund dhe nje i verber do ta kuptonte qe tashme ka vdekur. Idea e Parisit duket absurde por ne te vertete eshte vec nje metafore, nuk eshte udhetimi ne vetvete por perfaqeson illuzionet e cdo njeriu e ato duken perhere absurde ne syte e te tjereve. Deshtimi i udhetimit eshte deshtimi i 2 protagonisteve si bashkeshorte sepse nuk gjejne forcen per ti bere nje revolucion jetes se tyre bashke por dhe si individe kur perballen me ashpersine e realitetit e monotonine e tij. Martese jo vetem e viteve 50 kur eshte ambjentuar filmi por e te gjitha koherave, eshte basti qe bejne 2 njerez kur ndermarrin nje hap te tille me Parisin e tyre e sic dihet jo te gjithe ia arrijne.


  Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 348 349 350 351 352 353 354 355 356 [357] 358 359 360 361 362 363 364 365 366 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.