Forumi Horizont Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 348 349 350 351 352 353 354 355 356 [357] 358 359 360 361 362 363 364 365 366 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)


Postuar nga Petrit Kola datë 27 Tetor 2006 - 04:18:

Teksti i mëposhtëm dhe fotot shoqëruese, janë dërguar nga një prej lexuesve tanë on-line, pjesëmarrës në blogun e “Shekullit”. Teksti jep të dhëna për një video të transmetuar dje në internet dhe fotot shoqëruese janë shkëputur pikërisht prej këtij regjistrimi

“Janullatos ‘92”, videoja e një revolte, në internet”


andrea_nako@yahoo.com

Në internet, në një nga forumet shqiptare të debateve, ka nisur të qarkullojë dje një video e regjistruar në datë 2 gusht 1992. Videoja tregon ngjarjet në Kishën Ortodokse Shën Mëria në Tiranë, më këtë datë, në të cilën ishte planifikuar që të kurorëzohej Janullatos, si kreu i KOASH. Kundërshtimi i fuqishëm i një grupi besimtarësh shqiptarë, solli tërheqjen e përkohshme të Janullatosit dhe mbështetësve të tij, nga Kisha. Për rreth 24 minuta, në video tregohet protesta e një turme të madhe besimtarësh, të cilët dëgjohet të thërrasin në kor “Jashtë Janullatos”. Videoja tregon edhe lëvizjet e Janullatosit nëpër ambientet e Kishës dhe shoqëruesve të tij, të shqetësuar. Videoja i është dhuruar forumit “Peshkupauje” nga një prej anëtarëve të tij. Transmetimi në internet i videos, është shoqëruar me një shënim dhe disa komente nga anëtarët e forumit. Në shënimin hapës thuhet: “N.q.s., kjo video mund të shërbejë për diçka, ajo duhet të jetë vënia në dukje e faktit, që z.Anastas Janullatos, s’është pranuar asnjëherë nga të gjithë si kre’ i KOASh, jo vetëm sot, por edhe në ditët e para kur Shqipëria ishte akoma, pak a shumë e paditur dhe e drobitur…”.


Marre nga "shekulli"


  Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 348 349 350 351 352 353 354 355 356 [357] 358 359 360 361 362 363 364 365 366 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.