Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga unforgiven datë 09 Dhjetor 2003 - 02:13:

Ishte dita e Pashkes, mgjse ishin vite kur feja nuk lejohej dhe njerezit besimtare persekutoheshin, dhe pikerisht ora 24, kur gjithe besimtaret therisnin "Krishti u Ngjall". Nena ime mes dhimbjeve te fundit, me lindi, pikerisht ne kete moment, te ndrimit te diteve. Infermieret thirren-Vajze, Vajze dhe me cuan para duarve te nenes, ku ajo me lot ne sy peshperiti ne veshin tim" zoti te bekofte ne diten e tij".Mes grave te maternitetit filluan peshperitjet, ka lindur me fat, ka lindur me Fat. Dhe kjo thenie me ndoqi ne vitet e femijerise ku shume njerez e mbanin mend lindjen time si mrekulli, dhe shpesh me therisnin: -Kristina, Kristina a beson se je me fat? ngrija supet dhe thosha pse Jo?
Vitet rrodhen dhe une pata nje jete me se normale si gjithe moshataret e mija,me gezimet, shqetesimet, zhgenjimet e moshes.Shpesh mendoja ;asgje ndryshe nuk eshte tek une, pse njerezit thone Ti je me Fat.
Ditet rrokulliseshin me monotonine dhe enigmat e tyre, duke me bere shpesh te haroj kete thenie-Je me Fat.Deri sa erdhi momenti qe ma vertetoi kete fraze.
Nje aksident fatal me perfshiu, shume viktima, shume te pashprese per jete.Mes tyre dhe une.Kaq larg, pa te njohur, pa prinder, pa te aferm.
Mes te semureve rende dhe nje vajze pa identitet,dihej qe ishte e re, ishte ne gjendje kome dhe shpresat per te ishin pothuajse Zero.
Kaq larg ne Austri, kur bora kishte ngrire gjithcka ne malet Alpine, ku alpinistet e pasionuar provuan kete tragjedi,une ne gjendje kome,udhetoja ne boten tjeter.Vec lule,lumenj te mrekullueshem, njerez te veshur bukur qe vallezonin......Sa dite vazhduan, sa here jane lutur mjeket austriake mbi trupin tim, sa here zoti me peshperiti ne Vesh-Zgjohu, Zgjohu Bija ime!Ah prinderit e mi, ah sa i kerkoja, me ta vertitesha, i puthja , i perqafoja por prape isha shume larg, shume larg, larg te konceptueshmes.Por ja Krishtlindjet po afronin, dhe vajza pa identitet perpelitej mes botes se tubave dhe asaj irreale.Dritat, lulet, fishekzjarret ndillnin kedo, vec vajzen Jo.Ajo flinte a thua mezi i kish pritur keto dite-nete enderrimesh.Po prinderi? Valle a dine gje? Pse s'po degjojne zerin e goces?Ku eshte e qeshura e saj? Ku?
Eshte nate krishtlindjesh, ora po shkon drejt 12-es.Spitali eshte qetesi, njerezit festojne diten e Zotit.
Por infermierja dicka kap me veshtrim te shpejte,impulset po ndryshojne ate vije te drejte ne monitor, pikerisht tek dhoma 1, pacienti pa identitet po jep shenja jete.Nje rendje e shpejte ne dhome dhe mrekullia vete -vajza bukuroshe po leviz doren,hije jete shfaqet dhe buzet dicka peshperisin-Maa
Eshte pikerisht ora 12, mrekullia ndodhi.
Tani e besoj vertet pse njerezit kane thene"Eshte me Fat" dhe une i falem perdite Zotit pse me ka dhene jeten dhe pse i jep kuptim asaj.

Me falni nqs e zgjata, u dua te gjitheve


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.