Forumi Horizont | Gjithsej 48 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit » Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Basketboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=225)
-- Basketboll. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1943)
Elbasani ne basketboll per femra
Elbasani në basketboll për femra pas një heshtje të gjatë arrin fitoren e parë në fazën e dytë. Skuadra që është detyruar të paranojë humbjen me Elbasanin eshte ajo e Teutës që ende nuk po e provon shijen e fitores pas një heshtje të tejzgjatur. Takimi midis këtyre dy skuadrave i vlefshëm për javën e 15 të kampioantit kombëtar është luajtur në mes javë në pallatin e sportit Tomorr Sinani të qytetit të elbasanasit ku vëndasit kanë djersitur shumë për të fituar këtë takim. Fillimisht të dy skuadrat kanë zhvillluar një lojë me veprime mbrojtëse ku dhe sulmet kanë qënë të ngadalsuara dhe pa frymmarrje. Por vëndasit kanë arritur të ruajnë një farë autoriteti duke ruajtur avantazhin me pikë të vogla. Ndërkohë në kampin e djemve të detit pas ardhjes në krye të pankinës së teknikut Artan Terihati gjithçka ka ndryshuar për mirë por jo në nivelin e kërkuar.Djemtë e skudarës së Elbasanit të të drejtuar me maturi nga tekniku Edmond Biçoku kanë demonstruar stabilitet dhe qëndrueshmeri deri në përfundim të periodës së katërt ku kanë fiksuar shifrat 85-78 gjë që i ka dhën dhe fitoren e parë në këtë fazë të dytë që ka qënë tej maset e tensionuar për to.Kështu me këtë fitore skuadra elbasanase konsolidon veten në vendin tetë në rënditje dhe fiton më shumnë,m besim në vetvete.Ndërkohë që kryesimi i tabeles së rënditjes nuk ka ndryshuar duke njohur Tiranaën kryesuese që ndiqet nga Valbona me pikë të barabarta me të ku diferencën e bën fitorja në takimin direkt.
Gjithsej 48 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit » Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.