Forumi Horizont Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Si ndihen fëmijët përballë një lidhjeje të re të mamit? - Jepni mendimin tuaj - (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2480)


Postuar nga kotka datë 16 Maj 2008 - 19:00:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA



Te lumte mikja ime !Jane shume te verteta ato qe thua.Fjale te mencura te nje zonje simpatike dhe inteligjente.Pak a shume edhe une kam vuajtur nga e njejta sindrome kotka.Kishte raste qe shkonim ne dasma me te dy prindrit.Ne dasem do te kercesh me te njohur e te panjohura.Kur ime me kercente me ndonje te panjohur,po ashtu edhe im at, atehere une pelcisja nga inati dhe kish ndodhur qe sime meje i kisha thene menjane qe te mos kercente me te panjohur..Nuk doja pra.Kur i mendoj tani me vjen per te qeshur me veten time.Kuptohet qe kam qene femije dhe dashuria e lidhja me prindrit ishte shume e fuqishme.Tani edhe pse prindrit e mij jane pleq,80,72 une i dua te jene te rinj e te rrojne shume.Keto lloj ndjenjash e perceptimesh per jeten e prinderve kur je ende i paformuar,je femije jane te natyreshme per kedo.Kam vene re qe djali im i vogel i terheq vrejtje sime shoqeje per ndonje veshje.Degjoje me thote mua ajo dhe ne qeshim me te.Por mesoni nje dicka nga une.Kush nuk e ka provuar jetesen pa njerin prind,mos e provofte kurre.Njerka u be edhe bakllava dhe nuk e hengren femijet e gjetur tek burri!!!!!!!!!!!Por jeta duhet vazhduar.Kush eshte i zoti me'' lufte'' e perpjekje te vazhdueshme mund t'ja arrije t'ja dale edhe ne keto kushte.

Respekte per ju kotka



FLM VLORA

Te kerceja me ndonje te huaj the?????, pu, pu, pu noway
Une edhe me tim shoq kur kerceja ne ndonje sebep, ata vuanin nga xhelozia dhe na futeshin neper kembe, qe te na prishnin vallezimin duke bere sikur qanin ose dicka u mungonte, qe une pastaj ti merrja hopa ne krah dhe keshtu vallezimi prishej

Te njejten gje bente edhe mbesa, kur ime moter kercente me te shoqin dhe babane e saj.

Femija ka nevoje per te dy prinderit kuptohet, por kur kjo bashkejetese midis prinderve eshte e pamundshme, une jam e mendimit me mire te ndare dhe femija te rritet ne qetesi dhe harmoni.


  Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.