Forumi Horizont | Gjithsej 153 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit » Trego 153 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)
hemorroidet
Cod. A11112005
Hemorroidet jane nje semundje qe ka te bej me enet e gjakut ne zonen anale.Kjo vjen si pasoje e nje zmadhimi te venave dhe me pas brenda tyre mund te mpikset gjakut.
Mendohet se formohen si pasoje e presionit te madh te barkut i cili mund te bllokoje nje levizje normale te gjakut neper vena ose ose me thjesht mund te themi qe cfare do gjoje qe mundohet te bllokoje levizjen normale te gjakut neper venat e asaj zone shkarkon hemorroidet.Ketu mund te futen infeksione,kancere,shirroza e melcise etj).
Shenjat qe paraqet jane kryesisht dalje gjaku,dhimbje.Kjo e fundit paraqitet me teper kur kalon ne nje faze me te avancuar semundja,por nuk eshte gjithmone e thene kjo gje.Kjo nuk do te thote edhe qe hemorroidet formohen shpejt keshtu qe mos te trembet askush nga ato qe mund te jene shkaktaret e semundjes.
Diagnoza behet me teper bazuar mbi detajet qe jep personi qe eshte paraqit tek mjeku dhe mbi ate qe quhet eksplorimi retal.po ashtu nje endoskopi e kesaj zone mund te jape informacione te tjera rreth situates.
Terapia ne pergjithsi varet iher nga faza qe eshte situata ne momentin qe diagnostikohet kjo semundje.Ka terapi farmakologjike qe ta them te drejten nuk e di se cfare ilacesh perdor(ne kete rast kerkoj ndihme)si dhe terapia tjeter ajo kirurgjikale qe eshte nje operacion i thjeshte qe ka si synim te lidhe venat dhe ne kete menyre te shkaktoje nje vdekje te qelizave te zones qe eshte zmadhuar.Megjithse kjo nuk eshte e vetmja menyre sepse ka disa lloj formash operacioni qe varen nga kirurgu dhe nga metoda qe ai perdor me teper.Rezultati sidoqofte eshte i njejte...
Nese ka ndokush qe do me shtu ose me heq rreth kesaj semundjeje ...bujrum...
Gjithsej 153 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit » Trego 153 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.