Forumi Horizont Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Turizmi eshte e ardhmja e Shqiperise… (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5300)


Postuar nga myzeqari datë 12 Tetor 2005 - 18:07:

Ne nje nga site-et e BBC sic po lexoja rastesisht shoh fjalen Albania , nejse e ndoqa linkun dhe futem ne nje faqe turistike tonen , aty shikoja si i shushatur disa foto mahnitse tonat , dhe iluzine te cuditshme me kaluan ne tru !
Si ka mundesi qe ky vend me nje histori , bukuri , folklor dhe mbi te gjitha nje rivier te mrekullueshme , eshte kaq prapa ne turizem !! Ekonomia jone edhe pse e shkatruar po rikembet me hapa te ngadalshme , por akoma e pafuqishme ti hapi nje ruge te madhe turizmit !!
E mendoni te dashur antare se kush mund te jene te ardhurat nga turizmi , e mendoni se sa vende pune mund te hapen !
Por ti marim gjerat me radhe , peshku qelbet nga koka dhe ketu hyjn politikanet tane ''te dashur''!
Ne nje nga raportet e Bankes Shqiptare investimet e bera ne shqiperi , perfshi turizmin , nga 175 milion euro te bera ne vitin 2004 kane rene ndjeshem ne 95 milion per kete vit , nejse kjo i referohet me shume edhe zgjedhjeve dhe nje situate jo te balancuar ne fushen politike !
Le te shpresojme pra ne nje investim me te fuqishem vitin e ardhshem , por qe te arijme aty duhen bere ndryshime te medha duke filluar nga ruget nacionale , mirembajtja e ambjentit menyra publike te sjellurit qe jane pertoke , plus do shtoja edhe abuzimet qe behen vecanarisht ne zonat e jugut mbi cmimet dhe shtrenjtesis te panevojshme !(kjo e bazuar nga disa komente qe kam degjuar)
Fqinjet na kane shume ''per zemer'' dhe na ndihmojn si gjithmon me te dyja duart , per te kujtuar fucit me nafte qe jane derdhur ne detin jon ''pa dashje'' nga peshkarexhet greke , si edhe propoganda qe u behej turistve kryesisht anglez qe kane deshiruar te vizitojne Saranden nga Korfuzi !
Ne adresen e BBC lexova mbi te gjitha qe vendi yne , edhe pse nga me te varferit ne Europe , ''is the country of the SUN & WELCOM''
Me kaq po e mbyll dhe une !


  Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.