Forumi Horizont | Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)
disa mendime rreth teorise se evolucionit dhe koncepteve te saj
Cod. A11052005
Nese e marrim sipas ketij principi me llogaritje pak te gjata mund te nxjerrim fare thjeshte qe nuk mjafton koha e universit per te formuar nje proteine me 100 aminoacide(ky lloj arsyetimi ka edhe nje emer te nje personi qe e ka bere per here te pare por qe nuk me kujtohet si e quanin. Gjithsesi,e gjeni tek libri i biokimise se Lehningherit)
Per me teper ne kohen kur doli teoria e evolucionit nuk ishte zbuluar akoma gjenetika dhe qelizat shiheshin si tapa dhe nuk dihej qe brenda tyre kishte nje kompleksitet aq te jashtezakonshem qe shohim sot...
Qe ti kthehemi arsyeve gjenetike pse ajo hipoteze me duket e pamundur:
-Duke pare gjenomen qe nga bakteriet e deri tek njerezit shohim te njejtet perberes te ADN,pra 4 bazat qe kemi pare me siper dhe nuk ka te tjera. Pra tek te gjithe qeniet jane te njejtat...
-Sic do te mundohem te shpjegoj me vone,ADN nuk kemi vetem ne berthame por edhe ne mitokondri por keto kane po te njejtet perberes sic ka edhe ADN e berthames...
-Cdo lloj modifikimi i ADN,qe ne sot quajme mutacion ose eshte i heshtur ose sjell deme ne trupin e njeriut. Nese marrim qe ka ndodhur nje mutacion atehere duhet te kishte ngelur te pakten nje shenje ne mos ne ADN e berthames,ne ate te mitokondrive. Per me teper nese marrim qe proteinat formohen nga sekuenca e ADN atehere nje modifikim i thjeshte i saj mund te coje ne pasoja shkaterruese per qelizes dhe organizmin vete...
-Nje modifikim i ADN i te tilla dimensioneve kerkon qe te modifikohen edhe mekanizmat qe e mbajne ate,e trasmetojne ate,e dyfishojne ate dhe keto gjera duhet te ndodhin te gjitha pernjehere. Si i bie kur keto mekanizma jane te formuar nga ADN vete?
-Ulja nga 8 ne 4 mund te themi qe con ne nje ulje te mundesive te ndryshme per te formuar proteina dhe dime fare mire qe cdo proteine ne nje organizem ka nje funksion te caktuar keshtu qe mungesa e asaj proteine kerkonte qe organizmi qe para se kjo proteine te zhdukej te kishte nxjerre nje mekanizem te ri. Pra dalim prap tek mutacionet....
Besoj keto jane disa faktore qe me cojne te mendoj qe ADN ka qene qe ne fillim me 4 baza dhe jo me 8 sic jane disa mendime. Fundja fundit secili mendon si do vete. Deri sa kjo te vertetohet shkencerisht...
Besoj me kaq gjera pothuajse i jap fund per sa i perket struktures se ADN megjithse mund te kene mbetur gjera qe nuk i kam permendur por qe do ti permend me kalimin e kohes ose nuk i di as qe jane gjetur...
une per vete kaq di
Por cna duhet ADN? Si percohet ajo? Si formoheshin proteinat? Cfare e kontrollon perdorimin e saj? Per ti dhene pergjigje disa pyetjeve qe disa nga ju besoj qe ia dine pergjigjen
Duhet me i hedh nje sy te shpejte edhe nje here ndarjeve te qelizes. Per meiozen pak kam shpjeguar tek tema e trashegimise. Do te shtoj edhe ca gjera te tjera. Per mitozen eshte e shpjeguar me mire tek tema e kancereve meqenese eshte nje proces qe i intereson ne thelb...
Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.