Forumi Horizont Gjithsej 63 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Konfliktet botërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=160)
-- Irak. Tematika nr. 2 Diskutime mbi te ardhmen e Irakut (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=773)


Postuar nga Sabian datë 20 Shtator 2005 - 19:42:

Mburojë republikane apo shpatë perandorie?

Me 6 nëntor, George W. Bush lajmëroi që Amerika përmes ndërhyrjes së saj në Irak dhe Afganistan ishte duke udhëhequr një “revolucion global demokratik”. Që ai ta ketë thënë këtë me rastin e ditëlindjes së Leon Trockit, arkitektit të “revolucionit global socialist” me siguri ishte një rastësi. Megjithatë, ngjashmëritë e idesë së Trockit që socializmi duhet të përhapet me fuqinë e barutit dhe idenë që demokracia duhet t’i imponohet botës muslimane përmes pushtimeve të dhunshme dhe kërcënimit të pushtimit janë të dukshme.

Politika e jashtme bashkëkohore amerikane është hakmarrja e Trocki-t. Lëvizja neokoservatore që mbahet në Washington është në vetvete vetëm një version i zbutur i Të katërtës Internacionale të Trockit.

Nëse neokanservatorët e kanë vizionin e një “revolucioni demokratik” i cili në botën muslimane pasqyron në mënyrë të njëjtë vizionin mashtrues të një revolucioni sociliast permanent, atëhere reagimi i Amerikës për demokracinë në Irak a do të pasqyrojë doktrinën e “sovranitetit të kufizuar” të Brezhnjevit?

Në fillim të 1968, Partia komuniste çeke nën Alexander Dubcek u përpoq të fuste një seri reformash. Në maj të të njëtit vit, Lideri sovjetik Leonid Brezhnjev pushtoi Çekosllovakinë duke u justifikuar pushtimin duke thënë: ”Shkëputja e Çesllovakisë nga komuniteti socialist ka ardhur në konflikt me vetë interesat e saja vitale dhe do të kishte qenë vendimtare për shtetet e tjera të shteve socialiste. Me fjalë të tjera, pushtimi ishte për mbrojtur socializmin si një ideologji. Një herë që vendi zgjidhte socializmin, shteti sovjetik nuk mund kurrë të lejonte që të kthehej mbrapa. Sovraniteti i një kombi ishte i kufizuar nga një shtrëngim ideologjik.

Ashtu si Amerika përpiqet për ta larguar veten nga shkatërrimi Irakut, ka premtuar zgjedhje të lira vitin e kaluar. Nëse populli Iraken do t’i jepet një demokraci e vërtetë, atëhere Amerika duhet të përballet me prospektivën e hidhur , më së fundi të aftë për të zgjedhur fatin e tyre politik, Iraku mund të zgjedh një qeveri e cila nuk është e manovrueshme nga interesat Amerikane. Ashtu të dy anët, edhe shitët edhe sunitët do të mobilizohen politikisht, duket qartë që qeveria që do të vihet në fuqi do të reflektojë më tepër dëshirat dhe aspiratat e Bagdadit sesa ato të Beltvvay-it. Nëse kjo ndodh , a do të pranojë Amerika që njerëzit kanë folur- me një zë anti-amerikan dhe anti-Izraelit apo a do të imponojë Amerika doktrinën e vetë Brezhnjeve të sovranitetit të kufizuar dhe të kërkojë nga Irakenët të adoptojnë një demokraci të eksportuar nga Amerika.

Ashtu si neokonservatorët shtyjnë Amerikën drejt Luftës, ata i gjykojnë ata që debatojnë për realizëm në politikën e jashtme Amerikane me “provokime”. Ende, nuk është provokim që veprat dhe plotikat e dikujt nuk janë të efekshme për atë që i ka dëshmuar objektivat, luftimin e terrorit. Gjenden një miliard musliman në botë (aktualisht 1.8 miliard sipas disa statistikave) të cilët i përkasin një feje që ka mbijetuar për mijëra vjet sulmit idelogjik dhe ushtarak të kundërshtarëve. Duhet më shumë sesa kërkesat një një grupi intelektualësh në Washington për të trasformuar botën islame.

Një e ardhme e sigurtë dhe me prosperitet për Amerikën nuk do të shihet me një “revolucion permanent demokratik”, “hegjemoni benefakore”, “kreativitet shkatërrues” apo çdo kode fjalësh të neokonservatorëve të tjerë për perandori. Që nga Lufta e dytë botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërhyrë në mbi njëzet vende, që kanë rezultuar pa demokraci.

Zgjidhja qëndron në një kthim të doktrinës së huaj të artikuluar nga Thomas Jefferson në drejtimin e tij të lamtumirës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kërkojnë: ”paqe, tregëti dhe miqësi të ndershme me të gjitha kombet, mos prishja e aleancës me askënd”.

... Politika e jashtme Amerikane duhet edhe njëherë të jetë mburoja e Republikës dhe jo shpata e Perandorisë.

Amir Butler

Marrë nga: a true word


Ju pershendet nje shpirt i lire.


  Gjithsej 63 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.